Është kjo skema që përdorte 43-vjecari me inicialet A.B në Tiranë. Ai i merrte makinat me qira nga kompani të ndryshme në kryeqytet dhe më pas disa prej makinave i shiste me cmimi më të lirë se cmimi i tregut.
Gjithashtu 43-vjecari ua jepte personave të tjerë makinat duke u mbajtur shuma të konsiderueshme parash.
Policia e Tiranës thotë se A.B është dënuar 3 herë të tjera për mashtrim, por edhe në këtë rast do të akuzohet për të njëjtën cështje.
Policia thotë se 43-vjeccari bashkëpunonte me një person tjetër me inicialet P.C.
Gjatë kontrollit në banesën e A.B Policia ka gjetur 22 makina, ku 3 prej tyre ishin automjete të marra me qira, por nuk u ishin kthyer shoqërive private.
Policia thotë se janë gjetur 7 makina tip Audi, 5 Mercedez-Benz si dhe disa marka të tjera të viteve të fundit.
Komunikata e plotë e policisë së Tiranës
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Rent a Car", ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
- A. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar tre herë më parë për veprën penale "Mashtrimi".
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
- P. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.
Duke u nisur nga kallzimi i shtetasit O. Xh., përfaqësues i një kompanie për dhënien e automjeteve me qera, ku shtetasi A. B., kishte marrë 5 automjete me qera dhe nuk i kishte kthyer më ato.
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. C., jepte shuma të ndryshme monetare me qëllim përfitimi, ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare.
Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
7 automjete të markës "Audi"
5 automjete të markës "Mercedes Benz"
2 automjete të markës "Ford"
2 automjete të markës "Volksëagen"
2 automjete të markës "Peugeot"
1 automjet i markës "Land Rover"
1 automjet i markës "BMË"
1 automjet i markës "Fiat"
1 automjet i markës "Porsche"
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. B. dhe për veprën penale "Fshehje e të ardhurave", parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P. C.
dy.b/shqiptarja.com