DURRES - SHÇBA arreston një punonjës policie në Durrës për shpërdorim detyre. Mbrëmjen e kësaj të marte në pranga ka rënë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyre inspektor policie (SPZ) në Komisariatin e Policisë Durrës.

Per Haken, gjykata kishte caktuar masen e sigurise "Arrest me burg" per veprat penale te "Shperdorimit te detyres" dhe "Korrupsionit pasiv". Mbi bazen e hetimeve eshte dokumentuar se SPZ, duke shperdoruar detyren, perfitonte shuma parash dhe lejonte ndertime pa leje në zonën që mbulonte.

Çështja penale është ndjekur pas nje referimi të bërë nga SHÇBA ne Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale. Policia sqaron se hetimet për këtë rast ende vijojnë. 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com