Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje të premten për një Europë më të fortë për të rivendosur marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një fjalim për hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Merz paralajmëroi se SHBA-të nuk mund të vepronin vetëm.

Sipas saj, Europa gjithashtu duhet të forcojë mbrojtjen e saj.

“Në epokën e rivalitetit të fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm. Të dashur miq, të qenit pjesë e NATO-s nuk është vetëm avantazh konkurrues i Evropës. Është gjithashtu avantazh konkurrues i Shteteve të Bashkuara.", theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Sekretari Amerikan i Shtetit paralajmëron Europën para fjalimit në Konferencën e Mynihut: Jetojmë në një epokë të re gjeopolitike!