Mërzia nga fama dhe femrat, ish-futbollisti i Manchester United bëhet prift

Mërzia nga fama dhe femrat, ish-futbollisti i Manchester United bëhet prift

Phil Mulryne

Ish-futbollisti i Manchester United la futbollin, paratë e shumta dhe famën për t’u bërë prift katolik. Shkaku? Ngaqë u mërzit nga paratë e shumta dhe vëmendja e femrave.

44 vjeçari Phil Mulryne, ishte dikur një nga yjet e rinj që doli nga akademia e Manchester United, por i ndërroi këpucët e sportit me Biblën kur u zhgënjye me përfitimet që vinin nga loja e futbollit, si paratë dhe femrat. Ish-mesfushori fitonte 600.000 paund në vit në kulmin e karrierës së tij, por në vend që ta lumturonte kjo shumë e madhe, tek ish-lojtari i Irlandës së Veriut kishte efekt të kundërt. Ai përjetoi një gjendje zbrazëtie, çka e shtyu drejt shtëpisë së Zotit.

Mulryne e filloi karrierën në “Old Trafford”, ku bëri debutimin e tij në tetor 1997. Sidoqoftë, nuk arriti të depërtonte në ekipin e parë të Manchester United ku bëri vetëm një paraqitje në Premier League, përpara se të transferohej te Norwich më 1999.

Phil Mulryne u paraqit më mirë në “Carrow Road”, ku zhvilloi 172 ndeshje dhe shënoi 20 gola ndërmjet viteve 1995 dhe 2005. Maestro i mesfushës gjithashtu pati eksperienca me Cardiff, Leyton Orient dhe Kings Lynn përpara se të tërhiqej në 2009, në moshën 31-vjeçare.

Duke folur për kalimin e tij nga futbolli te priftëria, Mulryne tha më parë për faqen zyrtare të Norwich: “Është e vështirë të përcaktosh një moment të veçantë. Unë do të thoja se filloi në vitin tim të fundit në Norwich sepse nuk po mendoja për këtë në atë kohë. Fillova të jem i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës. Ne kemi një jetë të mrekullueshme si futbollistë, isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova që përfundimisht kisha një lloj zbrazëtie në shpirt e zemër. Isha shumë i tronditur, pyesja veten: pse nuk jam i lumtur, kur kam gjithçka që duan të rinjtë?

Aty nisi udhëtimi drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri. Mora një vendim që të kthehesha në shtëpi për një vit dhe në të vërtetë gjatë atij viti gjithçka u përmbys. Unë dola vullnetar për të pastrehët për një kohë. Fillova të kthehesha në meshë dhe të falesha përsëri rregullisht, teksa gjeta një ndjenjë të vërtetë përmbushjeje. Futbolli ishte me ngritje dhe ulje të mëdha, jeta në kishë më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie", tha Phil Mulryne.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës