Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej

Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej

Pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte e çliruar dhe Shkodra, ishte “fortesa” e fundit për t’u marrë, në mënyrë që të përmbushej misioni. Pa të, vendi i shqiponjave nuk mund të quhej i çliruar.

Kryeqendra veriore e Shqipërisë, ishte edhe një lloj kryeqendre shpirtërore e vendit si edhe kryeqytet në lashtësinë e saj ilire. Armiku e kishte përgatitur mbrojtjen me rreth 3 mijë deri në 4 mijë ushtarë të grumbulluar. Rreth 2 mijë e 500 bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, gjendeshin po ashtu në Shkodër.

Sipas informacioneve të kohës, sugjestionet janë se shumica prej tyre ishin kuislingë, të cilët kishin dezertuar Tiranën pas çlirimit të saj më 17 nëntor 1944.

Të mbyllur në Shkodër, sipas dokumenteve historike, kuislingët kishin krijuar një “qeveri” dhe disa të ashtuquajtura “forca të armatosura kombëtare”. Së bashku me hitlerianët, ata kishin vendosur në qytetin verior një regjim perimetral territori. Në konceptin operativ dhe taktik gjermanët qenë në Shkodër sa në tërheqje aq dhe në mbrojtje.

Shkodra kishte si fortifikim natyror liqenin, Drinin, Bunën dhe Kririn, po ashtu si nga ana tokësore kodrat e Berdëc, Beltojës, Bardhajve dhe Kalanë e Shkodrës. Komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare nga ana tjetër, kishte ngarkuar shtabin e korparmatës së III-ë, komanduar nga dy kolonelë, Tahir Kadare dhe Tuk Jakova, për drejtimin e mësymjes përfundimtare kundër ushtrisë gjermane.

Sipas planit, do të ishin një sërë brigadash e divizionesh pjesë e sulmit. Në mbështetje të tyre, edhe grupi Partizan i Shkodrës. Në tërësi, do të ishin 6 mijë partizanë të ngarkuar me marrjen dhe çlirimin e Shkodrës. Në disa ditë u shtri aksioni i partizanëve në Shkodër, por çasti vendimtar, ishte mesnata e 28 nëntorit 1994.

Gjatë asaj mesnate, goditjet filluan në të gjitha drejtimet. Ura e Muxharit ishte një ndër pikat kyçe – e cilësuar si porta veriore e Shkodrës. Një prej batalioneve shkëputi nga forcat kryesore praparojën e kolonës gjermane, kapi robër 30 ushtarë dhe shkatërroi disa prej mjeteve të tyre.Të ndihmuar nga njësitë guerile dhe qytetarët, Shkodra, mëngjesin e 29 nëntorit, u zgjua e çliruar. Ishin 44 partizanë, të cilët ranë dëshmor në këtë përpjekje.

Fill pas kësaj ngjarjeje, komanda e përgjithshme në Tiranë do të njoftohej me radiogram për çlirimin. 29 nëntori, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist. Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake, pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe ruse. Prej asaj dite 78 vjet më parë, Shqipëria ka qenë shtet sovran dhe i lirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston