Mes dhimbjes e lotëve, i jepet
lamtumira e fundit Rexhep Çelikut

Mes dhimbjes e lotëve, i jepet<br />lamtumira e fundit Rexhep Çelikut<br /><br>
”Vallja u lind, vallja u shpall/ Këmba sinjale i çon tokes/ Dhe dora qiellit i jep lajm/. Këto vargje të Kadaresë duket sikur janë shkruar pwr vallëtarin fluturues Rexhep Çeliku. 

Ai nuk do të do të kërcejë më kështu.....

E gjithë bota e artit shqiptar është mbledhur në hyrjen qendrore te Muzeut Historik Kombëtar për t’i dhënë lamtumirën e fundit valltarit të madh Rexhep Çeliku.

Familjarë, të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë mes dhimbjes dhe lotëve i dhanë sot lamtumirën e fundit "Valltarit Fluturues", Rexhep Çeliku, i ndarë nga jeta një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Homazhet për "Mjeshtrin e Madh" të skenës Rexhep Çeliku u zhvilluan në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 - 13:00.

Pas homazheve, kortezhi me trupin e pajetë të "Nderit të Kombit" u drejtua për në varrezat të Sharrës ku do të prehet përgjithmonë. Korifeu i skenës shqiptare, "shqiponja e valles", “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku humbi betejën pas tre vitesh me sëmundjen e rëndë të kancerit. Edhe pse i sëmurë e me kimioterapi për të mposhtur të keqen, valltari me famë mbarëkombëtare nuk iu nda për asnjë moment skenës, deri kur shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm. Ai ndërroi jetë orët e para të së premtes të 12 janarit 2018. 

Katër ditë më parë ai u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit