Avioni "Air Tractor AT- 833", i cili po ndihmon për fikjen e zjarreve në Mallakastër i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët do t'i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.
Avioni i parë i ardhur të martën, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim dhe synon të stërvise pilotët shqiptarë për përdorimin e tyre.
Aktualisht, burime bëjnë me dije avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, dhe në vijim do t'i bashkohen edhe pilotët shqiptarë.
Sakaq, në operacion po marrin pjesë edhe helikopterë të Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar qe përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.
Lufta me flaket vijon prej dy ditesh në fshatin Riban të Mallakastrës. Gjate nates flaket jane përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan.
Për shkak të terrenit të thepisur, bimësisë së dendur dhe erës, ndërhyrja në tokë mbetet shumë e vështirë.
Banorët që u evakuuan një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa sipas të dhënave paraprake flakët kanë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.
Lajmi kryesor:
Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)







