
Në seancën e sotme plenare u shqyrtua nen për nen projektligji ‘Për buxhetin e vitit 2024’ dhe 3 projektligjeve, pjesë e Paketës Fiskale të vitit 2024.
U miratua me 74 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim kërkesa e grupit të PS-së për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, nr.166, date 16.12.2004 ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë’, të ndryshuar”. Projektvendimi do të shqyrtohet seancën e radhës më 14 dhjetor.
U votua nën për nen dhe në tërësi të 3 projektligjeve të Paketës Fiskale.
-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili u miratua me 75 vota pro, 2 vota kundër dhe 0 abstenim;
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili u miratua me 75 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim;
-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, i cili u miratua me 75 vota pro, 4 kundër dhe 0 abstenim.
Tre amendamentet nga deputetë të opozitës u rrëzuan! Konkretisht 1 nga deputetja Zheni Gjergji dhe 2 amendamente nga deputeti Bujar Leskaj. Amendamenti i Gjergjit u rrëzua me 75 vota kundër, asnjë pro, ndërsa dy amendamentet e Leskaj u rrëzuan me 75 vota kundër, 2 pro dhe 0 Abstenim.
Projektligji për buxhetin 2024 sipas variantit të propozuar nga komisioni për Ekonominë dhe Financat u miratua nen për nen dhe në tërësi me 74 vota pro, 4 kundër dhe 0 abstenim.
Lajmi kryesor:
Rithemelimi hedh kapsolla dhe tymuese në Kuvend! Maxhoranca kalon për 8 minuta buxhetin e paketën fiskale 2024! I pranishëm Rama (FOTO+VIDEO)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shporta’ groteske e PD-së me komunistë, ballistë, çamë, grekë, burgaxhinj, nongrata, budallenj dhe analfabetë me grada
6 Mars, 10:38
-
Mero Baze: Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!
2 Mars, 23:09
-
‘Era shtet do ti vijë Shqipërisë më 12 maj’, Rama ironizon edhe Flamur Nokën me videon e bufit të kënetës
2 Mars, 14:03
-
Akuzat për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit dhe lidhje me trafikantin e drogës, Flamur Noka: E kam falur Gaz Bardhin
26 Shkurt, 18:18
-
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
19 Shkurt, 19:28
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Tensionet në Kuvend, Lapardhaja për Report TV: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën! Kanë të njëjtin hall, ‘elefantin SPAK’
13 Shkurt, 13:43
-
‘O Sali, ku i gjete 500 mijë euro që paguan zyrën e avokatisë në Londër’, fjalimi i Ballës që irritoi Flamur Nokën në Kuvend (VIDEO)
13 Shkurt, 13:29
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Propozimi për dy gjinitë, Berisha kopjon Trump! Dorëzohet nisma ligjore në parlament (DOKUMENTI)
30 Janar, 20:56
-
FOTOT: Flamur, çfarë u bë me revolucionin dhe qeverinë teknike?
30 Janar, 19:24
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46