Mijëra protestues bllokuan një shesh qendror të Moskës më 29 shtator ndërsa grupet e opozitës kërkuan të rimarrin vrullin pas një vere demonstrimesh që kishin si objektiv zgjedhjet lokale, por edhe një sistem më të gjerë politik në vend. Tubimi ishte përpjekja e parë e madhe nga grupet politike liberale dhe partitë aleate që nga zgjedhjet në fillim të muajit që nxitën valën më të madhe të protestave të qëndrueshme anti-qeveritare në gati një dekadë.
Në vend të zgjedhjeve, tubimi në Moskë u përqëndrua tek "shtypja politike", pasi aktivistët kërkuan që autoritetet të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kanë në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.
Aktivistët marshuan kundër taktikave të ashpra të policisë të përdorura në demonstratat e mëparshme si dhe ato që shumë muskovitë thonë se ishin dënime të ashpra burgu kundër të ndaluarve nga policia.
Nën një shi të ftohtë më 29 shtator, demonstruesit kaluan nëpër detektorët metalikë të instaluar përgjatë Bulevardit Sakharov përpara se të mblidheshin nën cadra dhe flamuj të partive politike pranë një podiumi, ku pritej të flisnin udhëheqësit.
Tubimi u autorizua nga zyra e kryetarit të bashkisë së Moskës, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të ketë arrestime masive nga policia. Organizata joqeveritare White Counter vlerësoi se rreth 9,000 njerëz ishin pjesëmarrës në fillimin e tubimit.
Në një video të postuar në internet para tubimit, Lyubov Sobol, një aktivist i të drejtave e njeriut dhe mbështetës i Navalnyt i cili ishte një organizator kryesor i mitingjeve të verës, akuzoi qeverinë ruse për ndjekjen e "çështjeve politike" për të "frikësuar opozitën". VOA
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32
-
Orët e fundit të Bashar al-Assad në Siri: Edhe ushqimin e la në furrë! Po premtonte se ndihma po vinte nga Rusia
13 Dhjetor, 17:22
-
Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak bëhet gazi i Rusisë
13 Dhjetor, 10:38
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor, 22:48
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon kundër CSKA-së në Moskë, gjen golin e dhjetë sezonal
30 Nëntor, 15:58
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38