Në kushte të vështira, mes stuhisë dhe borës së dendur, një elektriçist një ditë më parë në Kolonjë zgjodhi të mos tërhiqej por të bënte punën e tij.

Leksi Lazi, është elektricisti që u ngjit në një shtyllë të lartë tensioni duke sfiduar rrezikun për jetën e tij, vetëm për të rikthyer energjinë elektrike për banorët e Kolonjës.

Pa zhurmë dhe pa kërkuar vëmendje ai kreu detyrën e tij me përkushtim, një akt përgjegjësie dhe sakrifice që rrallëherë shihet.