Patriarkalizmi shqiptar në median italiane/ Robert Aliaj: Respekti prindëror të fitohet, jo imponohet! Sociologu Tushi: Autoriteti i babait në shoqëri duhet të ndryshojë

Përplasja patriakale shqiptare edhe në televizionin italian ishte temë e emisionit ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, nisur nga një episod babë e bijë, me një konkurrente shqiptare, 26 vjeçare, në Grande Fratello e cila u detyrua të linte reality shown pas hyrjes së babait.

Artisti Robert Aliaj tha se shoqëria shqiptare vuan nga patriarkalizmi i dëmshëm në marrëdhënien prind fëmijë që kushtëzon dhe ndrydh të rinjtë në jetën e tyre. Respekti prindëror duhet të fitohet dhe jo të imponohet.

‘Ne harrojmë se një marrëdhënien e shëndoshë babë bijë nuk është thjesht një rrugëtim i rëndomtë. Por është një forcë e fuqishme. Kemi trashëguar anët negative, bëjmë këtë sjellje që kur e pashë u trondita, u prek shumë për atë vajzën. Është një imazh që më tregoi se ajo vajzë ka pasur një eksperiencë të distancuar nga babai i vet. Kjo gjë e bën atë, që ajo mos të besojë më tek vetvetja, për faktin se meriton apo jo dashur. Ajo dyshon vetveten. Ajo që lexova nga imazhi ishte pikërisht kjo gjë, ta takosh vajzën me një qëndrim kaq të akullt, sikur po i jepte një urdhër arresti.’- tha Tushi.

Sociologu Gëzim Tushi tha se roli autoritar i babait në shoqëri duhet të ndryshojë, sepse sjell pasoja në marrëdhëniet me brezin e ri, që është krejtësisht ndryshe. Prindërit duhet të ndryshojnë për fëmijët e zyre.

‘Ky rast mund të shërbejë që të zgjerojë problematikën e rasteve të tilla. Për fat të keq vazhdojmë të kemi një shoqëri që procedon me dy morale, një moral për femrën dhe një për meshkujt. Është më e sensibilizuar ndaj veprimeve të femrës, si të thuash për të mbrojtur moralin në raport me vajzën. Nuk e justifikoj veprimin e babait, me duket i nxituar e aq më tepër me një përmasë publike. Veprimi është një shembull që na godet ne, duke na treguar se këto ambalazhe të vjetra që kombinohet hipokrizia me patriarkalizmin, janë akom të fuqishme.’- tha Tushi.

Opinionistja Zhaklin Lekatari, tha se është e vështirë të gjykosh fenomenin, por kritikoi sjelljen e babait të 26 vjeçares si “direktive” dhe gati “kërcënuese” e autoritare.

Big Brother është një shou i vështirë, i mbushur me intriga dhe me situata të ndërlikuara që nxisin debate të shpeshta pasi ky është suksesi i këtij shou. Kjo e bën shoqërinë që të marrë pjesë. Është e vështirë pasi ëpr të folur për këtë duhet të kishim ndjekur që nga fillimin udhëtimin e Haidit me aktorin italian. Nga një anë dukej sikur ishin pro vendimit apo deklaratave që babai kishte thënë për Haidin, për të mbrojtur vajzën nga ky burrë 47-vjeçar. Nga ana tjetër dënojnë babain për faktin se ka shkuar që të mbrojë vajzën e tij. Ndonjëherë prindërit duhet ti lënë fëmijët e tyre që të gabojë pasi edhe gabimet janë pjesë e sukesesit. Mënyra si ja tha ishte më e gabuara. Prindërit duhet ti mësojnë fëmijët të ecin vetëm.’- u shoreh Lekatari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2023 01:04

    Po cfare patriarkalizmi ka ne kete histori?! Nje baba patriarkal nuk do t'a lejonte te bijen te ishte sipermarrese,nuk do t'a lejonte te perdorte MAKE UP aq te rende e mbi te gjitha,nuk do t'a lejonte te merrte pjese ne nje shfaqje te degjeneruar si BB.Per mendimin tim,gjykuar dhe nga fjalet e babait e te vajzes,duket qe MAMI eshte ajo qe ka vene kujen e ububune.Me arsye ose jo,ceshtje vetem moshe ose jo,apo 100 shkaqe te tjera,MAMI e ka bere alarm kete lidhje mes vajzes e aktorit dhe e ka bere kaq shume me metoda qe vetem mamate shqiptare dine t'a bejne,(ndoshta dhe ato hebreje)sa ja ka bere koken daulle dhe babait aq shume sa ky eshte gati te beje c'te doje ajo.Nuk i shikoni fjalet qe perdor?!Nuk lexoni midis rreshtave,fjalet qe duken qe kane kuptim tjeter nga impresioni i pare dhe i gabuar qe lene?!-/Mami u semur,mami s'te shikon dot me,mamit i premtova qe do t'a marr sot ne shtepi.nuk do te lejoj qe nena jote te ndihet keq/ dhe vetem nje here flet per vete qe nuk do te lejoje askend te shkele dinjitetin e vajze dhe e bija te njejtin shqetesim ka:/MAMI eshte e semure,MAMI nuk me shikon me/.Gjithemone ne fjalet e ate e bije eshte vetem nje emer :MAMI,MAMI,MAMI!! Mendoni se ky rast eshte me te vertete shprehje patriarkalizmi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale