'Do t'ju mbyllim Facebook' mesazhe mashtruese në celularë si ato të kompanisë Meta, policia apel qytetarëve: Mos kryeni asnjë veprim

'Do t'ju mbyllim Facebook' mesazhe mashtruese në celularë si ato të kompanisë Meta, policia apel qytetarëve: Mos kryeni asnjë veprim

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm.

Sipas policisë në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook kanë për qëllim marrjen në mënyrë të pa drejtë të këtij rrejti social.

Nëse ju vijnë mesazhe të tillë, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapni dhe të paraqiteni pranë të policisë për denoncimin e rastit.

Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm). 

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. 

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

1726510467_123123123.jpg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje