6 kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, kanë bërë një gjest mjaft human dhe emocionues për fëmijët e vegjël në kohën kur shtetrrethimi është vendosur në të gjithë Shqipërinë për shkak të frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Këto kujdestare përmes videove emocionuese kanë treguar se janë darë në dy grupe në dy shtëpiza të ndryshme dhe kujdesen 24 orë për fëmijët. Pra ata janë vetëizoluar së bashku me fëmijët e qendrës aty prej ditësh dhe nuk shkojnë pranë familjes së tyre.
Kujdestaret tregojnë se ky vendim është marrë në mirëkuptim të familjarëve të tyre dhe se fokus parësor ata kanë kujdesin maksimal të fëmijëve të vegjël që ndodhen në qendër.
-
Respekt pa fund
Përgjigju -
shembulli i shpirtit te paster e jo djallezor. respects 4 u
Përgjigju -
Mos more, c'paskan bere! Punen e tyre kane bere. Mos donin t'i linin aty te vdisnin?
Përgjigju -
Zoti ju shperbleft miresin. Te gjith kan nevoj per 1 familje ne keto dit te veshtira.
Përgjigju -
Veç Zoti ju shpërbleftë me të mira. Respekte
Përgjigju -
Ju lumte, respekte dhe dalshi shendoshe e mire qe te gjithe nga kjo lufte.
Përgjigju











Komente
Komento