Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi në terren për të garantuar ushqimet e tyre janë inspektorët, që vijojnë kontrollet. Në mesazhin e AKU-së theksohet se koronaviursi nuk transmetohet përmes ushqimit.
"Aktualisht nuk ka asnjë provë, që ushqimi është një burim ose rruga mundshme e transmetimit të virusit. Ju lutem qëndroni në shtëpi, ne jemi këtu për të garantuar ushqimet tuaja" theksohet ndër të tjera në mesazhin e AKU-së.
Komento