Ekonomiku në krye! E zgjedhin 45% e maturantëve! Dekani Kule: Regjistrimet me 3 raunde vonojnë vitin e ri akademik, duhet ndryshuar

TIRANË- Aplikimet e maturantëve me 3 raunde për në universitet, për Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule është stërzgjatje, proces që krijon vonesa për nisjen e vitit ri akademik.

“Procedura e sistemimit të maturantëve është deri në mes të nëntorit, një stërzgjatje që i lodh maturantët kur është shumë e thjeshtë nga pikiëpamja realizimit. Kanë mbaruar aplikimet që me 3 gusht. Nga 3 gushti deri më 24 gusht, ata normalisht duhet të na i kishin sjell deri në 3 gusht në universitete dhe ne i kishim mbyllur punët. Universitetet në Shqipëri mund të fillojnë sikurse në Europë. Në Suedi filllojnë në fund të gushtit, në Itali, Angli në mes të Shtatorit.”

Studentët e rinj do të ulen në auditore në 17 tetor dhe për ekonomik janë regjistruar 9500 aplikime.

“Janë 17500 aplikime dhe 9500 aplikantë”

Dekani thotë se prej 3 vitesh maturantët mund të zgjedhin të studiojnë në gjuhën angleze ose shqipe. Në përfundim të ciklit Bachelor atyre u shënjohen në diplomë që kanë zhvilluar studime në gjuhën angleze.

“Sivjet, specialistët që mbarojnë bachelor në fakultetin tonë marrin diploma të zhvillimit të mësimit në gjuhën angleze. Ka një trend pozitiv.”

Nè 2 shtator nisin regjistrimet e raundit të parë dhe në total në fakultetin ekonomik janë 1200 kuata për degët administrim biznesi, financë, informatike ekonomike dhe ekonomik.

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks