Mesazhi i Melonit për Biden dhe Zelensky: Le të luftojmë së bashku për lirinë dhe sigurinë

Mesazhi i Melonit për Biden dhe Zelensky: Le të luftojmë së bashku për lirinë dhe sigurinë

1666258272_dfgh.jpg

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar për urimet Presidentin amerikan Biden dhe atë ukrainas Zelensky.

“Falënderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden për urimet e tij. Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë dhe një partneritet transatlantik, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Mezi pres t'i forcoj më tej, duke luftuar së bashku për lirinë dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë Meloni.

 “Italia është dhe do të jetë gjithmonë në anën e popullit të guximshëm ukrainas që po lufton për lirinë e tyre dhe për një paqe të drejtë. Ti nuk je vetëm!". Kështu Kryeministri Giorgia Meloni e shkruan në Tëitter duke iu përgjigjur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe duke e falënderuar atë.


Lajmi kryesor:

Betohet Meloni, kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë: Do kryej detyrën në interes të vendit! Të martën votohet në Kuvend qeveria e re


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës