Noizy po bën përgatitjet e fundit për performancën që do të mbajë mbrëmjen e kësaj të diele në koncertin në sheshin ‘Nënë Tereza’. Me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi ka treguar se është shumë nervoz, megjithatë jep mesazhin e duhur se është mirënjohës për të gjithë ata që kanë shkuar në koncert.
Ndonëse në mes të gushtit kur Tirana është gjysmë e boshatisur pasi qytetarët zgjedhin të largohen për pushime, Noizy ka marrë përsipër të realizojë një koncert të madh. Ai ka ftuar emra të njohur të industrisë muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm. Koncerti që ka nisur prej orës 18:00 dhe vijoi deri në mesnatë.
Gjatw koncertit, pati njw moment 'errwsire' qw u pwrfol sikur kishte stakim tw energjisw elektrike, por OSHEE sqaroi se ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit.
OSHEE ka sqaruar lajmet që kanë qarkulluar për ndërprerje të energjisë elektrike gjatë koncertit të Noizyt në Sheshin ‘Nënë Tereza’ duke bërë me dije se ra automati.
“Shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë”, njoftoi OSHEE.
Ndër të tjera sqaron se fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.
NA PLASI PER NOIZIN BUZVICIN DHE STRERCI PLWHREN DY ????????????????
PërgjigjuCfare degjenerimi. Ky morracak degjohej ne gjithe Tiranen nje tmerr i vertete, muzike qe degjohej deri ne 2 te nates me km larg neser gjoja per dire pune. Gjithe bundrat aty duke pare kete plere dhe kete palo kulture. Pruuuuuuuu
PërgjigjuPO INJORANTI KESHTU DO E TREGOJ VETEN KOPSH ZOOLOGJIK.