Foto: Nënë Tereza
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot shenjtërimin e Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve më në nevojë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke u shndërruar në një simbol të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve.
Ambasada ka sjellë gjithashtu një citim të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar Nënë Terezën si një figurë që ‘përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne’.
“Sot, kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, një grua që ia kushtoi jetën e saj më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke i kujtuar botës se madhështia gjendet te shërbimi, jo te statusi. Siç ka thënë Presidenti Trump, ajo “përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.
Lajmi kryesor:
10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve










