Mesazhi për pagën e luftës u shkon edhe personave që nuk e përfitojnë, Tatimet sqarojnë ç’po ndodh

Një mangësi në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve, përmes një mesazhi në telefonin tuaj iu bën përfitues të bonusit 40 mijë lekë, që nëse iu kalon në llogarinë tuaj bankare, do të jeni të detyruar ta ktheni sërish pas. Report Tv mëson se me dhjetëra mesazhe janë dërguar gabim nga sistemi i tatimeve i cili nuk është në gjendje të identifikojë përfituesit. Kështu, shumë qytetarë që nuk u takon paga e luftës, mund ta marrin këtë mesazh.  

"Sistemi nuk është në gjendje të bëjë dallimin kush nga këto aktivitete që kanë qenë të lejuara, punëdhënësit kanë vazhduar të kryejnë pagesën e pagës për punonjësit e tyre. Prandaj është shkaktuar ky shqetësim që raportohet me të drejtë nga punonjësit që kanë marrë njoftimin, por nga ana tjetër nuk do të thotë se janë domosdoshmërish përfitues të pagës në rastin që kanë marrë rrogë në këtë periudhë", sqaruan Tatimet për Report TV.

Ka mjaftuar ky mesazh që punëtorët, edhe ata që nuk kanë shkëputur asnjëherë marrëdhënien me punëdhënësit, t’i kërkojnë atyre të aplikojnë, duke i besuar verbërisht mesazhit të Tatimeve.  

Pikërisht kjo anomali e njohur nga vetë administrata, bëri që Tatimet t’ia linin në dorë punëdhënësit aplikimin për punonjësit e larguar. Por me zgjerimin e paketës së dytë në fund të majit me 210 mijë përfitues në total, skema u ndryshua ku edhe në mungesë të aplikimit nga punëdhënësi, bonusi kalon automatikisht në llogari bankare, ndërsa biznesi gjobitet 50 mijë lekë për çdo aplikim të munguar.

Përfitues të pagës janë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri më 17 maj. Punonjës të biznesit të vogël, rreth 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë nga biznesi i madhe si dhe naftëtarët e rafinerisë së Ballshit. Deri më tani kanë marrë pagën 40 mijë lekë rreth 112 mijë punonjës, nga të cilët  mbi 28 mijë janë të larguar nga puna. Vetëm për paketën e dytë janë bërë në total 10 mijë e 389 ankesa, ku pas shqyrtimit është dhënë paga për 9 mijë e 922 punonjës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?