Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, se ne nuk mundemi! (FOTO)
Foto nga mjekët e spitalit 'Nënë Tereza'
Mjekët janë më të rrezikuarit në këto ditë të vështira për popullin shqiptar dhe mbarë botën.
Ata heronj janë në ndihmë të të infektuarve nga COVID-19, edhe pse e dinë shumë mirë që ekziston një mundësi e madhe që edhe ata të preken.
Mund të kenë ditë pa parë të dashurit e tyre në shtëpi, jetojnë çdo ditë me frikë, por shpresa në sytë e tyre është akoma e gjallë.
Postimi i një prej mjekeve në spitalin "Nënë Tereza", që tashmë është kthyer në karantinë jep shembullin e duhur se si mund të përballohet kjo situatë alarmante.
Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbrojnë jetën e tyre dhe të të dashurve që kanë në shtëpi duke mos lëvizur, të qëndrojnë të izoluar për pak kohë.
Gjithashtu kanë shtuar që mos t'i shikojnë aq çuditshëm sepse janë po të njëjtët vetëm me një veshje pak më ndryshe, për të mirën e tyre dhe të jetëve që kan në dorë.
Postimi i plotë
Per te gjithë ju qe na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë.
Jemi ne infermieret, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në sherbimin tuaj veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë.
Por ne jemi sërisht të njëjtet veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni!
Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim!
Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision!
Me mbeshtetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë !
Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektiv!
Ora 22:42
Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, ama ne nuk mundemi!
1/0
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1067
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qendra shëndetësore e Farkës së Madhe rinovohet, Pjesë e Programit Kombëtar të investimeve në kujdesin parësor (VIDEO)
12 Mars, 12:30
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32
-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
11 Nëntor 2024, 13:43
-
Partia e Lirisë: Në vitin 2023 ikën 5 mijë mjekë, i ka dëbuar qeveria me ‘shëndetësinë falas’
9 Nëntor 2024, 13:14
-
Britani/ Mjekët kërkojnë mbajtjen definitive të orës dimërore: Ora verore e dëmshme për shëndetin
24 Tetor 2024, 16:13
-
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
27 Janar 2024, 15:40
-
Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve
7 Janar 2024, 19:47
-
Vizitat në qendrat shëndetësore u rritën gjatë 2022-shit, por numri i mjekëve dhe infermierëve pësoi rënie si pasojë e emigracionit
4 Dhjetor 2023, 08:55
-
Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euro
22 Korrik 2023, 08:30
-
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës hap tenda me mjekë për të ndihmuar qytetarët
19 Korrik 2023, 18:47
-
Plani për të ndalur ikjen e mjekëve/ Dollenberg: Nisma për tu përgëzuar, por duhen kushtet! Mjeku Trepça: Rritja e rrogës do frenojë largimin
12 Prill 2023, 13:50
Më Përulësi dhe respekt ndaj Mjekëve, Infermierëve dhe të gjithë personelit Mbështetës të të gjithë Pavioneve Infektive në Shqipëri... Nuk jeni Vetëm! FALEMINDERIT! Një për Të Gjithë dhe Të Gjithë për Një !
PërgjigjuJeni vetem ne fillim. Zoti ju ruajte, ju dhente force!
PërgjigjuOre vend per 4 veta ka aty ata kan vetem 3 te shtruar me kaq behen heronj aty ne shqiperi
PërgjigjuMernintampona tu beni provat njerezve dhe mbyllini ne qytet !!!!!!!!!! se keshtu ne funksionon nuk na mbyllni dot ne shpi si burgaxhinj jepinj zgjidhje shpejt se do humbisni ju !!!!!
PërgjigjuBravo qe Po rrezikoni veten per ne. Je I heronj. Sa per ate qe jeni te njejtet qe keni qene, me duket pergjithesim I guximshem. Respekte per ju.
PërgjigjuKerkoini ndihme qeverise per spitale dhe shteter...
Përgjigju