Mesazhi prekës i vajzës së Stefi
Priftit kushtuar nënës së ndjerë

Mesazhi prekës i vajzës së Stefi<br />Priftit kushtuar nënës së ndjerë
Maria, vajza e këngëtarit të njohur korçar, Stefi Prifti, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së të ëmës. Marina Prifti humbi jetën rreth një javë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Vajza e madhe e familjes Prifti ka zgjedhur që përmes një statusi në llogarinë e saj në 'Facebook' krahas fotos me nënën e saj të ndjerë të shkruajë edhe një mesazh prekës kushtuar asaj.

“E shtrenjta Nena ime ! Nuk gjej force per te besuar qe sdo me zgjoje me puthja jote, sdo degjoj me zerin tend, nuk do me bjere me telefoni nga numri jot , nuk do shijoj me gatimet e tua , sdo qeshim me bashke, sdo jesh ne koncertet e mia, sdo me bertasesh per te me treguar kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe , sdo te shoh ty neper shpi , ty drita e syve te mi .

Ti qe me dhe mua jeten qe me rrite me aq sakrifica, ti qe me plotesoje cdo teke timen te kote, ti qe sme mbaje kurre inat per asgje, ti qe me doje vetem te miren, ti qe luftove per mua deri ne momentin e fundit! Per mua cdo gje eshte nje enderr nuk e besoj dot qe tani je nje engjell! Me fale nje moter qe te premtova qe do mundohem ta rris ashtu si ti me rrite mua, do mundohem te jem sa gjysma jote Marinka ime, motra ime, shoqja ime e ngushte!

Ti luftove per ne si nje heroine! Ti luftove me semundjen pa u ankuar njeher nga dhimbjet! Fjalet e mia nuk do jene kurre te mjaftueshme per te te shprehur ty falenderimet dhe dashurine. Jam krenare qe ti je mami im, engjelli im mbrojtes. Jam krenare per ty o heroina jone qe vuajtjes i vure heshtje. Ti besove deri ne fund dhe me the Maria mos qaj mami do jet me ty gjithmonë! Ti ishe me e mirë nga te gjithë ne, njeriu perfekt njeriu pa mekate, njeriu qe diti vetem te japë dashuri!

Sa e padrejte u tregua jeta per ty mami im e shtrenjte. Per ne, per babin, per Joanen, per mua ... Une nuk e dija ca do te thotë te vuash, nuk e dija ca jane lotet e vertetë... Nena ime ti prehesh tani ne paqe bashke me gjysmen e shpirtit tim qe eshte me ty, duke te perqafuar, duke ndjere aromen tende. Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni derguar ngushellime te pafundme dhe uroj qe asnjeri mos ketë humbje te tilla ne jete.

Rrini sa me shume me prinderit tuaj, mos i merzisni ata, mos u ankoni per gjera pa vlere, mos ju bertisni, ata kane gjithmone te drejte. Puthini nenat tuaja cdo dite thojini sa i doni, se ndoshta nje dite do i kerkoni si te marre dhe e vetmja gje qe do keni eshte nje kujtim!”

maria prifti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr