Këtë vit, Mesdheu ka marrë jetën e një numri rekord të personave të cilët largohen nga vendet e tyre në përpjekje për një jetë më të mirë. Shifra tronditëse vijnë nga agjencia për refugjatët në OKB e cila thotë se që nga fillimi i vitit 2014, 207 mijë persona, kryesisht nga vendet e lindjes së Mesme dhe ato në luftë kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, 3400 prej të cilëve ky udhëtim ka qenë fatal. Kjo shifër përllogaritet të jetë rreth 3 herë më e lartë se ajo në vitin 2011.
Por, pavarësisht shifrave shqetësuese, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar nuk kanë rezultuar efektive.

Sipas UNHCR, shqetësimi kryesor është se disa qeveri po bëjnë përpjekje për t’iu shmangur në vend që të japin ndihmesën e tyre. Duke u ankuar për mosmbështetje nga partnerët e saj europianë, Italia ka ndalur misionin e shpëtimit “Mare Nostrum” që i kushtonte 10 milion euro në muaj duke sjellë një tendosje të ekonomisë italiane e cila po vuan recensionin e saj të tretë në 6 vjet.

Një skemë e ngjashme, por më e kufizuar vëzhgimi me emrin “Triton” e marrë përsipër nga BE sapo ka nisur punën për zëvendësimin e këtij misioni.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com