TIRANE- I emocionuar jashtëzakonisht shumë për mundësinë që iu dha për të kënduar në meshën e Papa Franceskut në sheshin Nënë Tereza, ishte këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci. I përlotur, Ndoci shprehet për mikrofonin e “A1 Report” se përjetoi ndjesi të forta dhe u përpoq të jepte maksimumin e tij ashtu siç bënë të gjithë shqiptarët këtë të diel ndërsa mikpritën Atin e Shenjtë.
Për këngëtarin e njohur shkodran, 21 shtatori do të mbahet mend si dita që e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes së mbarë botës dhe fatmirësisht çdo gjë shkoi mjaft mirë në këtë vizitë historike të kreut të kishës katolike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO