Mesha e shenjtë, Papa Francesku:
Mos u helmoni nga materializmi
Nishanit merr mesazhin e Papës

Mesha e shenjtë, Papa Francesku:<br />Mos u helmoni nga materializmi<br />Nishanit merr mesazhin e Papës
Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka zhvilluar meshën e Krishtlindjeve dhe ashtu si çdo vit edhe kësaj radhe ai ka dhënë një mesazh për mbarë botën. Ai ka paralajmëruar të gjithë katolikët që të mos helmohen nga materializmi.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për më shumë seriozitet në një botë të fiksuar pas konsumizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara. 

“Mes një kulture të indiferencës, e cila jo rrallë bëhet e pamëshirshme, mënyra jonë e jetës duhet të jetë e devotshme, e mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë”, ka thënë Papa Françesku.

Ati i Shenjtë mbajti Meshën e Shenjtë në bazilikën e Shën Pjetrit, para 10 mijë njerëzve. Gjatë meshës Papa tha se Krishtlindjet janë një moment reflektimi për secilin prej nesh për të zbuluar se kush jemi, çfarë duam dhe çfarë duhet të ndryshojmë në jetën tonë.

Gjatë meshës, ka pasur masa të shtuara të sigurisë në zonën përreth Vatikanit. Secili që ka hyrë në bazilikë, është kontrolluar në mënyrë të rreptë. Autoritetet e sigurisë janë paralajmëruar se mund të ketë sulme terroriste.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)