Kardinal Ernest Troshani, i konsideruar martir i gjallë i kishës, mbajti një meshë në Katedralen e Shën Nikollit.

Biri i kësaj treve, u prit nga qindra besimtarë që mbushën kishën dhe ambientet përreth saj.

Gjatë meshës së shenjtë, kardinali Troshani u bëri thirrje besimtarëve të ndjekin udhën e besimit me devotshmëri dhe dashuri.

Prania e kardinalit Ernest Troshanit ishte një moment feste për Lezhën, dhe kjo u reflektua nga pjesëmarrja masive e besimtarëve, të cilët morën bekimin e tij gjatë ceremonisë fetare.