Kampionati Botëror i zhvilluar në Brazil ka pasur disavantazhet dhe avantazhet e veta për vendin.

Gratë Braziliane i janë gëzuar kësaj ngjarjeje pasi u ka dhënë mundësinë që të krijojnë njohje të reja me të huajt.

Popullsia e Brazilit ka një disbalancë midis gjinisë mashkullore dhe femërroe.

Meshkujt janë më të paktë në numër për shkak të vdekjeve që në moshë të re.

grate braziliane

Sipas raporteve të vitit 2010 në çdo 10 femra ka 9 meshkuj.

Femrat braziliane i kanë mirëpritur fansat e huaj meshkuj dhe shprehen për ta se janë tepër të sjellshëm dhe xhentëlmenë.

Meshkujt Brazilianë sipas tyre janë “ të shpejtë dhe agresivë”.

Por, nuk janë të të njëtit mendim të gjitha gratë, pasi një pjesë e tyre shprehen se meshkujt e huaj i kanë pasur gjatë gjithë kohës duart e tyre “jashtë kontrollit”.

Renata de Mouro Moitinho është një Braziliane 22 vjeçare e cila është njohur me një të huaj Italian.

Ata kanë kërcyer në Festën për Kupën Botërore në rrugë në Rio de Janeiro ku Moitinho i mësonte atij samba.

Ajo thotë se mosdija e një gjuhe të përbashkët ka qenë barriera e vetme midis tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)