Lionel Mesi ka thyer rekordin e Gert Mylerit me 85 gola të shënuar në 60 ndeshje gjatë një viti kalendarik.

Mesi arriti të thyente rekordin pas 40 viteve duke shënuar 86 gola në 66 ndeshje brenda harkut të një viti kalendarik.

Pavarësisht dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë ekipit të Benfikës,

Mesi është rikthyer në fushë në fundjavë përballë Betisit duke shënuar dy gola në pjesën e parë që

do të ngelen gjatë në memorien e të gjithëve.

Tashmë Mesi është në garë me Ronaldon e Iniesten për të fituar Topin e Artë.

(d.b/shqiptarja.com)