Mësim në auditore apo online, Rektori i UT Hoxha: Po diskutohen të dyja mundësitë, të përgatitemi për çdo rast! 75% e stafit të vaksinuar, ftoj edhe studentët

Ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as një vendim për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, pasi po diskutohen të dyja mundësitë, online dhe në auditore. Kështu  deklaroi Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha i cili tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet të vendoset nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

“Kjo është kompetencë e ministrisë së arsimit, besoj se mesi i tetorit do jetë fillimi i vitit të ri akademik. Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Dëshira jonë është të jemi në auditor, mundësia mund të mos na e lejojë. Ne nuk privojmë asnjë nga e drejta për arsimim. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s'do humbasi mësimet, studentët të jenë të sigurt", tha Hoxha.

Duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve, Hoxha tha se 75% e stafit të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar ndaj COVID deri tani. Në fakultetin e Ekonomikut Hoxha tha se është vendosur edhe pika e vaksinimit.

"Studentët e pedagogët ti nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre. Në fakultetin e ekonomikut është vendosur dhe pika e vaksinimit. 75% e stafit te Universitetit te Tiranes jane vaksinuar ndaj Covid-19 dhe pjesa tjeter eshte ne proces. Unë s'mund të flas për Ramën por si rektor ajo që presim është se kush do jetë vendimmarrja për mënyrën si do zhvillohet procesi arsimor këtë vit. Ata që mund të kenë probleme kanë përjashtimet e tyre, ata që janë të shëndoshë dhe që skanë pengesa të vaksinohen për veten e tyre. Thirrja ime që vaksinimi është mënyra për tu mbrojtur. Ajo që po na tregon shkenca është se vaksina po mbron jetë njerëzish, të pavaksinuar kemi humbur shumë, sot njerëzit nuk kanë trauma si para se të fillonte vaksinimi”.

Komiteti teknik ka shtrënguar masat anti-COVID. Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaksina: 15/09/2021 12:06

    Nuk ju gjen asgje të bëhet simestri parë tetor-mars online pastaj në auditor sepse në prill 2022 mbaron muhabeti kovidit! Të pakten vajzat studente poshte 30 vjec mos jua Bëj me detyrim vaksinen studenteve se eshte gjynah, shikoni beni një zgjidhje se 1 vit eshte Ky muhabet pastaj mbaron filmi

    Përgjigju
    • Vdekje turkoshqiptareve: 15/09/2021 15:25

      Po, eshte gjynah qe rinia te vaksinohet! Nuk duhet kursyer rraca e poshter turkoshqiptare!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille