Mësimi me turne, eksperti Vejsiu për Report Tv: Dëmtohen në mënyrë të veçantë ata që janë pasdite (VIDEO)

Procesi arsimor ka një muaj që ka filluar në kohë pandemie, ku nxënësit janë përballur me vështirësi dhe mësimin me turne.

Ekspert i Arsimit, Fatmir Vejsiu ka folur për Report Tv, për efektet që ka pasur tek nxënësit mësimi me turne në kohë pandemie.

"Ndërprerja e shkollës për një kohë shumë të gjatë ka efekte të pakonsiderueshme në lidhje me efektet që ka mësimi kokë më kokë me nxënësit. Në qoftë se kjo do të përsëritet mua më pëlqen sepse nga viti i kaluar nxënësit mbartin boshllëqe të shumta dhe këto duhen rikuperuar në një kohë relativisht të gjatë. Unë do të mendoja që krahas përsëritjes Ministria e Arsimit të organizojë edhe një testim kombëtar për të parë nivelin e nxënësve. Nuk mund të shkosh në një shkallë më të lartë, kur nuk ke marrë nivelin më të ulët të tij. Po flas për lëndët shkencore, matematikë nuk mund të zgjidhet dot sistemin e inekuacioneve, kur nuk di t'i zgjidhësh. Është e domosdoshme të shikohet nëse informacionet janë rritur ose janë përditësuar", tha Vejsiu.

Më tej ai u pyet nëse janë mbajtur premtimet se në tekstet shkollore do të kishte informacione për mbrojtjhen nga tërmeti, pasi kaluam disa tërmete në vendin tonë, njëri prej tyre me pasoja fatale. Por edhe për t'u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit.

"Nuk më duket e arsyeshme të pretendohet se brenda 6 muajsh të ribëhen tekstet. Tekstet nuk bëhen çdo vit, tekstet bëhen me procedura të gjata. Por ama në shtojca janë dhënë udhëzimet që çdo shkollë duhet të kryejë udhëzimet për të ndërgjegjësuar nxënësit, mësuesit, prindërit për t'u mbrojtur nga Covid, edhe nga zjarri edhe nga tërmeti. Jemi në disa situata njëra pas tjetrës dhe nuk kanë reshtur së pushuari udhëzimet e ardhura dhe iniciativat e mësuesve për të realizuar diçka të tillë", u shpreh Vejsiu.

Më pas ai foli edhe për ndikimin e turneve tek nxënësit.

"Në fakt infrastruktura shkollore ka qenë e llogaritur për atë numër nxënësish që kishte secili rreth. Dihet se pas vitit '90 me dyndjen e njerëzve dhe filloi duke u rritur numri i nxënësve që mësonin me turne. Duke u agravuar situata, qeveria, bashkitë kanë investuar për të bërë shkolla të reja. Nëse do ishte aq e thjeshtë mësimi me dy turne, atëherë nuk do të ishte nevoja që të ndërtoheshin shkolla të reja. Kjo bëhet për të rritur cilësinë e turneve. Mësimi me turne dëmton në mënyrë të veçantë ata që janë në turnin e pasdites. Kjo për dy arsye, sepse janë pa kujdesin e prindërve dhe pasdite janë të lodhur. Pra janë dy faktorë që të pengojnë për të arritur rezultate të mira. E lidhe këtë me faktin që kur në shkolla me orë mësimi 45 min nuk është mirë që të bëhet me turne, imagjino tani që mësimi bëhet me turne dhe jo më 45 min por i cunguar, 25-30 min. Përveç turnit cilësinë e mësimit e dëmton edhe kohëzgjatja e procesit mësimor", deklaroi eksperti.

Veliaj dha edhe një mendim për funksionimin e mësimit online, që u zhvillua për nxënësit.

"Fakti që është lënë një kohë kaq e gjatë për të bërë përsëritjen e njohurive nga viti i kaluar. Njerëzit u mjaftuan me minutazhin. Unë kam dëgjuar intervista të tilla që më kanë bërë jo për të qeshur, por për të qarë që numërohen milionat e minutave të ekspozuara në televizion. Fakti që ne kemi një kohë kaq të gjatë për përsëritjen, tregon se mësimi nuk ka qenë efektiv. Mësimi online nuk është bërë nga të gjithë, ka një grup nxënësish nga qyteti dhe fshati që nuk kanë pasur që të marrin mësimim online. Jo që nuk e kanë marrë cilësisht, por nuk e kanë marrë fare procesin mësimor. Pra janë si fillestar për këtë vit të ri shkollor. Mësimi online u bë nga e keqja. Po nëse do të detyrohemi prapë që të bëjmë mësim online nuk u falet as mësuesve, as drejtorive të shkollave, as ministrisë së Arsimit që procesi i mësimit online, të jetë në atë nivel që ishte vitin e kaluar. Kuptohet se nuk mund të arrihet më e mira e mundshme, por përmirësimet duhet të bëhen patjetër", deklaroi Fatmir Vejsiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Mësimi me turne, prindërit për Report Tv: Ka pak shpjegim nga mësueset, ua kompensojmë ne fëmijëve (VIDEO)

Procesi mësimor është anormal, në kushte anormale për shkak të COVID-19. Kështu janë shprehur prindër e nxënës për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi. Teksa shtojnë se shpjegimi i mësimit nuk bëhet siç duhet për shkak të orëve të shkurtuara. Kërkesa e prindërve është që shpjegimi që bëhet nga mësuesit në klasë, të shoqërohet edhe me mësim online pasdite, për të kompensuar mungesën e paradites pasi kjo gjë po sjell shumë prapambetje tek fëmijët.

Kam vajzën në shkollë. Pak orë mësimi bëhen. Detyrat i bëjmë në shtëpi. Bëjnë pjesën e mësimit në klasë dhe detyrat në shtëpi. Është si një gjë normale, por pak orë mësimi”, tha një prind.

“Do doja të hiqja maskën dhe të kishim më shumë distancë. Siç ka qenë më parë, na japin detyrat dhe i bëjmë në shtëpi”, u shpreh një nxënës.

Në përgjithësi, jo vetëm detyrat, i gjithë procesi mësimor është anormal në kushte anormale të COVID-it. Mësim bëhet pak në shkollë. Ky është problemi. Ka pak shpjegim nga mësueset, gjë të cilën e kompensojmë ne si prindër. Doja një impenjim pak më të madh të mësuesve. Mësimi që bëhet të shoqërohet me një vazhdimësi online, gjë e cila mungon. Kjo do ta plotësonte mungesën e paradites”, u shpreh një prind tjetër.

Patjetër që kam fëmijë në shkollë. Do doja të kthehej jeta siç ishte. Po me detyrat? Pak I vështirë. Pse? Sepse ka shumë prapambetje”, tregoi një prindër.

Bëjmë mësim nga ora 12:30 deri në orën 15:00. Doja që orët të ishin pak më të zgjatura. I gjithë mësimi shpjegohet, por për detyrat nuk mund ti bëjmë në klasë. Nëse na del koha i bëjmë në klasë, nëse jo i bëjmë në shtëpi”, u shpreh një nxënëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'