Mësimi online por studentët do paguajnë tarifën e plotë! Rektori Hoxha: Rënia e kostove ishte minimale për universitetin

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka sqaruar se studentët pavarësisht se kanë zhvilluar mësim online, tarifën vjetore do ta paguajnë të plotë për shkak se  kostove ka qenë minimale,.

Ndonëse vitin akademik po e mbyllin online, studentët do ta paguajnë tarifën e plotë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se ulja e kostove ka qenë minimale për universitetin.

“Universiteti duhet parë si një e mirë e përbashkët. Studentët vetë duhet të jenë të interesuar se si është mbarëvajtja e veprimtarisë së Universitetit, pra çfarë cilësie mësimmarrje dhe mësimnxënie Universiteti ofron për studentët. Nuk duhet parë gjëja e ndarë, tarifa, ulje tarifash”-tha rektori i UT.

Rektorët e Universiteteve Publike kanë zhvilluar një takim me kryeministrin dhe anëtarë të kabinetit të tij, ku temë kryesore ishte krijimi i Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

“Ajo që ishte ndër të tjera një nga prioritetet që ne mendojmë dhe që do ti shërbente shumë studentëve tanë është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë ose i universiteteve, duke bërë të mundur lehtësimin e hapjes së programeve të përbashkëta me institucione të tjera të arsimit të lartë jashtë vendit, kryesish të vendeve të Bashkimit Europian, diploma të përbashkëta apo kërkime shkencore të përbashkëta”-u shpreh rektori Artan Hoxha.

Sa i përket ligjit të arsimit të lartë, Rektori Hoxha u shpreh se nuk ka ligje të pandryshueshme.

“Nëse në një moment të dytë nga takimet e vazhdueshme që ne do të kemi, nga identifikimi i problematikave të cilat nëse do  rezultojnë se janë çështje të modifikimit ligjor atëherë ajo që na u tha është që ligje të pandryshueshme nuk ka. Është një punë e përbashkët që do të bëhet nëpërmjet ministrisë së Arsimit dhe këtij komiteti të përbashkët të politikave të arsimit të lartë të ndërkombëtrizimit të Universiteteve të Shqipërisë, që do na nxjerrë në konkluzione të cilat mund të jenë edhe të tilla që ndryshojnë ligjin”-tha ndër të tjera rektori Hoxha.

Vijimi i përmirësimit të situatës aktuale në vend, do të mundësojë që vitin e ardhshëm akademik, studentët ta nisin në auditore.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë