Mësoi shkarkimin e Manjanit 
Dritëroi recitoi poezi nga shtrati

Mësoi shkarkimin e Manjanit <br />Dritëroi recitoi poezi nga shtrati
Nga qielli u këput një Yll dhe ra, në mes të detit tej në errësirë, Vëllezërit e përzunë - gjyshja tha, se s'ish për ta vëlla dhe shok i mirë".

Kjo poezi e Dritëro Agollit e krijuar në 1958, që qarkulloi masivisht nëpër rrjete sociale dhe portale ditën e shkarkimit të ministrit Ylli Manjani, duket se ka qenë e fundit që shkrimtari ka recituar në shtratin e vdekjes.

Këtë e konfirmojnë vetë familjarët e shkrimtarit gjatë bisedave me Albin Kurtin dhe Visar Ymerin e Lëvizjes "Vetëvendosje".

Në grahmat e fundit të jetës, shkrimtari duket se nuk e kishte humbur kthjelltësinë dhe interesin për zhvillimet politike.

Infermierët e reanimacionit ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh e kishin njoftuar për lëvizjen në ministrinë e Drejtësisë dhe shkrimtari i kishte “taksur” këto vargje të fundit për ‘yllin’ e politikës.

"Kur u largua ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ai pyeti çfarë ka ndodhur në politikë?, dhe ne i tham iku Manjani dhe erdhi Vasili. Pastaj sesi thuri nga dy vargje për Manjanin aty", thonë familjarët e Dritëroit.  

Por Dritëro Agolli ka qenë një njohës i mirë jo vetëm për politikën e Tiranës, por dhe atë të rajonit. 

Albin Kurti kujton bisedën e gjatë të para 2 viteve në Tushemisht. 

Ndërsa Visar Ymeri tregon si emri Dritëro u përhap masivisht në Kosovë në vitet ‘70 prej veprës së shkrimtarit shqiptar. 

"Është lexuar masivisht dhe kjo ka ndikuar që ai të njihet edhe si artist por njëkohësisht ndikoi që edhe një pjesë e djemve që kanë lindur në atë kohë në Prishtinë të marrin emrin e tij. Pra ky emër u soll dhe u mbajt edhe në Kosovë", thotë Visar Ymeri, kryetar i "Vetëvendosjes". 

"Jeta e Dritëroit ishte një jetë që ia ka vlejtur, por edhe një jetë me vepra që vlejnë shumë", u shpreh Albin Kurti, deputet i lëvizjes "Vetëvendosje". 

Shtëpia Agolli është e hapur për ngushëllime në nder të njeriu që i dha shumë letrave dhe politikës shqiptare. 

Bashkëshortja Sadija kujton me këdo momentet nga jeta e gjatë bashkë, duke nisur që nga ai kur Dritëroi i madh i kërkoi dorën dhe negociatat me babain besimtar të nuses.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......