Messi e Maskerano 'vrasësit' e Sampaolit, ja kushtet që kanë vendosur për ndeshjen ndaj Nigerisë

Messi e Maskerano 'vrasësit' e Sampaolit, ja kushtet që kanë vendosur për ndeshjen ndaj Nigerisë

Lionel Messi dhe Javier Mascherano

Një tymnajë e madhe tek Argjentina nga e cila askush nuk do dalë i pastër pasi Argjentina rrezikon eliminimin e pabesueshëm që në fazën e grupeve. Ai që shihet si fajtori më i madh i gjithë kësaj situate është trajneri Jorge Sampaoli të cilin lojtarët e kanë shkarkuar pasi kanë pasur një tentativë mes tyre për ta larguar nga pankina e Argjentinës.

Lojtarët e skuadrës amerikano jugore kanë kërkuar largimin e Sampaolit dhe të vetmenaxhonin ata ndeshejn e fundit në grup ndaj Nigerisë një kërkesë që nuk u pranua nga Presidenti I Federatës argjentinase Claudio Tapia. Por pyetja që shtohet është se kush ishin ata lojtarë që udhëhoqën revoltën kundër Sampaolit dhe mediat bëjnë me dije se janë dy mbi të gjithë.

Leo Messi dhe Javier Mascherano që mund të quhen “vrasësit” e trajnerit Jorge Sampaoli. Messi kapiten dhe Mascherano zevendëskapiten kanë qenë ata që më shumë se kushdo tjetër kanë kërkuar largimin e Sampaolit dhe kanë vënë disa kushte në parg të ndeshjes së fundit në grup ndaj Nigerisë.

Pretendimet e Messit dhe Mascheranos janë: 
1-    Përjashtimi i portierit Caballero që bëri një gafë të pabesueshme ndaj Kroacisë.
2-    Linja e mbrojtjes të kthehet me katër të tillë dhe jo me tre mbrojtësa.
3-    Të luajnë titular Lucas Biglia dhe Angel Di Maria.

Do të presim deri të martën në mbrëmje për të kuptuar a do të plotësohen kërkesat e dy futbollistëve kryesor të Argjentinës por një gjë është e sigurtë që Messi me shokë duhet të lënë fjalët dhe të shënojnë për tu kualifikuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca