U bënë vite në skuadër dhe shpesh gatuajnë golat dhe fitoret e Barcelonës nga javë në javë. Ata të dy bënë të mundur golin e tretë të Barcelonës ndaj Alaves të shtunën, por Lionel Messi dhe Luis Suarez janë aq të afërt, si në fushë, edhe jashtë saj.
Ata kanë shijuar pak kohë të lirë pas fitores 3-0, teksa janë relaksuar me të dashurat e tyre pranë detit. Antonella Roçuzzo (gruaja e Messit) dhe Sofia Balbi (gruaja e Suarez) kanë zbukuruar jo vetëm pushimin e bashkëshortëve të tyre, por edhe rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto ku duken rrëzëllitëse nën rrezet e diellit.
Këtë të shtunë Barcelona do të ndeshet me Real Valladolid, por Messi e Suarez e gjejnë symbyllurazi njëri-tjetrin dhe me siguri do të dhurojnë spektaklin e radhës.