Messi golashënuesi më i mirë në
Spanjë: Rekordi është për të gjithë

Messi golashënuesi më i mirë në<br />Spanjë: Rekordi është për të gjithë
Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga. Falë tre golave të shënuar në ndeshjen e djeshme ndaj Seviljas “Pleshti” ka kaluar rekordin historik që mbahej nga Telmo Zarra me 251 gola. Argjentinasi i Barcelonës ka arritur kuotën e 253 golave një rekord që përveçse mund të thellohet nga Messi mund të mbahet edhe shumë gjatë. Messi po kalon edhe një moment me polemika tek katalanasit por ai i falenderon të gjithë për këtë rekord fantastik.

“Kur kam shënuar golin e parë në La Liga në maj 2005 kurrë nuk e kisha imagjinuar se do arrija rekordin e Zarrës. Ndërsa sot e kam arritur këtë rekord falë ndihmës së shumë njerëzve që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ky rekord është për të gjithë dhe i falenderoj të gjithë” përfundon Messi.Barcelona e ka fituar ndeshjen ndaj Seviljes 5-1.

lionel mesi
lionel mesi
FOTO të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës