Nga 11-metërshat u përsërit e njëjta histori si një vit më parë ku Kili ishte më i saktë duke i rrëmbyer finalen e dytë Argjentinës, teksa nga pika e bardhë gabuan Lionel Messi dhe Lucas Biglia dhe Arturo Vidal.
Finalja e humbur nga Argjentina ishte e 4 për Lionel Mesin, teksa brenda 2 vite ka humbur 3, pas Botërorit të Brazilit përballë Gjermanisë, Kili në “Copa America 2015” dhe tashmë sërish përballë Kilit në “Copa America Centenario 2016”, ndërsa e para në “Copa America 2007” përballë Brazilit 2007.
Argjentinasi i Barcelonës nuk ka arritur që të fitojë asgjë me ekipin e tij kombëtar ndryshe nga ajo që ndodh në Europë me Barcelonën, që ka fituar gjithçka duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë, por mallkimi me Argjentinën nuk paska fund. Pas ndeshjes Messi ka deklaruar zyrtarisht largimin nga kombëtarja.