Messi mbrohet nga Maradona:
Shpallet kampion bote në Rusi

Messi mbrohet nga Maradona:<br />Shpallet kampion bote në Rusi
Pas deklaratës së Lionel Messi-t se largohet nga kombëtarja e Argjentinës, një lumë kritikash shkuan drejt tij. Por, jo të gjithë kanë sulmuar super-yllin argjentinas. Dikush i ka dalë në mbrojtje dhe ai dikush ka peshë mjaft të madhe. Ka qenë vet “Zoti” për argjentinasit Diego Armando Maradona, ai që me karizmën e tij ka ndërhyrë për ta mbështetur futbollistin më të mirë në qarkullim, Lionel Messin.

“E kanë braktisur të gjithë, por unë nuk do të bëj të njëjtën gjë. Dua të flas personalisht me të”, tha Maradona. Legjenda e Argjentinës kërkon të flasë me Messi-n me synimin për ta bindur të ndryshojë mendim, ndoshta për ta motivuar edhe më shumë, por sigurisht për ta mbrojtur nga kritikët. Pas tri botërorëve të humbur dhe tre finaleve gjithashtu të humbura në Kupën e Amerikës, hidhërimi duket se ka kapluar Messi-n.

Gaboi në penalltinë vendimtare me Kilin, e gjithë bota u duk se u shemb mbi kokën e tij, aq sa e detyruan që t’i japë fund përpara kohe karrierës me Argjentinën. “Ndoshta kjo punë nuk bën më për mua”, thotë talenti i Barcelonës me zemër të rënduar dhe tepër i dëshpëruar. Kritikët ia kanë përplasur gjithmonë Messi-t mungesën e një trofeu me kombëtaren duke e krahasuar me Maradonën.

Ndoshta për këtë arsye nuk përbën ndonjë surprizë që dora e parë që i shtrihet Leos vjen pikërisht nga “Pide de Oro”. E këtë, Dieguito, siç e thërrasin me përkëdheli admiruesit e shumtë argjentinas, shkruan në “Facebook” në tri gjuhë të ndryshme, për t’u siguruar se nuk do të ketë asnjë keqkuptim.

“Leo duhet të vazhdojë me kombëtaren, sepse ka shumë për të dhënë. Ai do të shkojë në Rusi në gjendjen më të përshtatshme të mundur për t’u shpallur kampion bote. Do të më pëlqente të flisja me të, sepse e kanë lënë vetëm. Por unë nuk dua ta lë vetëm në këtë moment të trishtë”, thotë Maradona.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen