Mësuesi bie pre e bullizmit në Tik Tok, shkrimtari Albatros Rexhaj për Report Tv: Shqiptarët po ndjekin modelin e politikanëve, menjëherë kalojnë në ofendime

Rasti i fundit ku një mësues nga Kosova ka rënë pre e bullizimit në rrjetet sociale ka nxitur diskutime dhe reagime nga shumë personazhe publik. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv edhe shkrimtari i njohur nga Kosova Albatros Rexhaj ka reaguar për këtë situatë, për të cilën është shprehur tepër i zhgënjyer për mënyrën se si është trajtuar ngjarja, duke theksuar se shqiptarët po ndjekin modelin e politikanëve, duke ofenduar dhe bullizuar.

‘Kjo situatë nuk është bardhezi si duket nga jashtë, këtu ka pak politika. Njerëzit që dalin kundër bullizmit reagojnë për faktin se aty ka reaguar një deputete e re e cila nuk ka menduar shumë kur ka shkruar ato komente të bëra në Facebook, pra kjo punë është politizuar. Ne esencë njerëzit tanë janë bullist dhe këtu nuk ka ndonjë dallim të madh  prej të majtë apo djathtë, janë blu apo rozë, janë të veriut apo të jugut. Në natyrën tonë është se jemi shoqëri paragjykuese dhe nëse një njeri del aty dhe bën diçka që ka qejf të bëjë, nuk e dëmton askënd thjesht është gjë e vetja, ne menjëherë dalim aty dhe japim lloj lloj kualifikime të majtë dhe të djathtë. Edhe në këtë rast kjo ka ndodhur dhe me profesorin. Unë jam një tip që shpesh shkoj diku dhe më kap dëshira për të kërcyer dhe shpesh jam ballafaqur me gjëra të tilla, komente nga më idjote të njerëzve. Edhe e bashkëndjejë tërësisht atë çka ka kaluar ai profesori. Ajo që mua më shqetëson është fakti që shqiptarët janë bërë shumë të vrazhdë, menjëherë kalojnë në ofendime” tha ai.

Sipas tij bullizmi vjen nga instancat më të larta të shoqërisë dhe kjo është arsye kryesore për gjendjen e shoqërisë si në Kosovë dhe në Shqipëri.

‘Ke modele copy paste, ke modele ku kryeministri  vendit bullizon njerëz, ke situate ku një ministër bullizon njerëz dhe me ato komentet pa takte. Ku ka ngelur ktu ajo kortezia minimale e komunikimit Tek libri im 'Rebelimi I Lulusë' flas për këtë fenomen, kur njerëzit që ne i kemi zgjedhur, njerëzit të cilët në i kemi dhënë besimin, nëse këta njerëz na japin ne si model agresivitetin, mungesën e taktit, kulturës elementare, çfarë të presim prej të tjerëve. Arsyeja pse nuk kam shkruar për profesorin është se nuk bashkohem me kauzat fiktive, janë kauza që të të thojnë unë jam ‘in’ dhe pas tre ditësh harrohet. Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve që luftojnë me bullizmin në rastin e parë që i jepet mundësia bëhen bullista vet’ u shpreh ai gjatë intervistës në ‘’Rreze Dielli’’.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikolin glasovic: 01/02/2022 20:14

    Profesor njerez Profesor

    Përgjigju
  • Albania: 01/02/2022 13:47

    Ka shume mjerane qe shfrejne paaftesine e tyre per jete normale,pasi kane mllefet e pazotesise se tyre,sulmojne kedo. Si mund te marresh ne analize qendrime te tilla? Keta personazhe nuk jane te denje per asnje reagim,veçse te meshirohen e zoti ua largofte vrerin qe kane ne bark. Jane njerezit me te kote mbi dhe qe kerkojne te vrasin shpirterat e bute e te lumtur sepse sjane ne gjendje te jene te lumtur vete. Lum ai qe kendon e kercen pas nje dite pune qe i jep kuptimin e vertete jetes. Brravo profesor. Shembulli yt duhet ndjekur nga kushdo qe jeton me djerse dhe e ben gjumin rehat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën