Konfirmimi i një mësuesit pozitiv me koronavirus në shkollën jopublike 9-vjeçare “Omiros” në Korçë, ka sjellë reagimin e kësaj të fundit duke sqaruar prindërit e alarmuar nga situata.

Shkolla sqaron se me shumë mundësi mësuesi mund të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave, por dhe nëse jo, sapo lajmi është konfirmuar nga autoritetet, shkolla ka njoftuar të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë.

Drejtoria e shkollws ’Omiros’ njofton se janë marrë të gjitha masat në shkollë dhe do të bëhet edhe dezinfektimi i detajuar i gjithë godinës.

Aktualisht mësuesi i prekur nga koronavisuri ndodhet në karantinë, ndërsa familjarët e tij kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.