TIRANE- Mbyllja e vitit shkollor ka krijuar vende të lira pune për mësuesit në shumë shkolla të kryeqytetit dhe në rrethe. Sipas Drejtorisë Arsimore në Tiranë janë disa shkolla, të cilat kërkojnë mësues të rinj, pas largimit nga puna të atyre që kanë dalë në pension apo lirimit të vendit të lira nga mësues të caktuar. Të gjithë mësuesit të cilët janë në listë pritje, ata që sapo kanë dhënë provimin e shtetit apo mësuesit e tjerë që kanë ndërprerë mësimdhënien, mund të aplikojnë për një nga vendet e lira.
Ndryshimet në ligjin e ri të arsimit parauniversitar, të cilat hynë në fuqi duke filluar nga data 5 korrik parashikojnë një procedurë të re për emërimin e mësuesve. Në komisionet ku do vlerësohet çdo kandidatë që aplikon, do të marrin pjesë prindërit e nxënësve, të cilët ndikojnë edhe tek vendimi për të larguar nga puna një mësues.
/Shqiptarja.com