Kryebashkiaku i qytezës së Devrekut në Turqi ka vendosur që njërës prej rrugëve t’i vendosë emrin e futbollistit të njohur Ozil. Mesut është me origjinë turke, por luan për ekipin e Gjermanisë. Fantazisti asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e tij.
Pavarësisht se ka deklaruar se e ndien veten më shumë gjerman sesa turk, kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun që të marrë një vendim të tillë. Ozil mësohet se do të financojë edhe ndërtimin e disa fushave sportive në këtë qytezë. Fantazisti luan me ekipin e Realit të Madridit në La Liga.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com