Mesfushori ofensiv i Gjermanisë, Mesut Ozil është i bindur në suksesin e “Panzerëve” kundër Italisë, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në Poloni e Ukrainë.

“Jemi të gatshëm për këtë sfidë dhe maksimalisht të motivuar. Jam i bindur se do ta mposhtim Italinë”, ka thënë Ozil. “Gjermania ka ardhur në këtë Evropian me objektiv të qartë për ta fituar titullin e kampionit. Mendoj se kemi forcë dhe cilësi për t’ia arritur këtij qëllimi”, ka thënë Ozil. Ndeshja Gjermani-Itali, do të zhvillohet, të enjten, në orën 20:45.(rb/shqiptarja.com)