Met Gala 2023, ngjyra e bardhë dhe e zezë ‘pushton’ eventin më të madh të modës, ja si u veshën yjet në tapetin e kuq për të nderuar Karl Lagerfeld

Met Gala, tradita e eventit më të madh të modës në botë është një ngjarje që mbahet të hënën e parë të muajit maj. Muzeu Metropolitan i Artit në New York prezantoi yjet ndërkombëtar në tapetin  e kuq për natën më ekstravagante të modës për vitin 2023.

Met Gala apo përfitimi i Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit është një ngjarje që mbahet çdo vit si një mënyrë për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve.Ngjarja paraqet disa nga emrat më të mëdhenj të kulturës, artit dhe politikës në vend, që zakonisht marrin vëmendje me paraqitjet e tyre.

Si çdo vit ky event përcakton një tematikë, mbi të cilën yjet e muzikës, artit, kulturës dhe kinemasë bazojnë paraqitjen  e tyre.Për vitin 2023, Met Gala ka përqendruar temën e saj në Karl Lagerfeld dhe feston hapjen e ekspozitës “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, e cila nderon stilin dhe temat e stilistit të ndjerë.

Lagerfeld është i njohur për transformimin e Chanel në një markë moderne si drejtor i saj kreativ duke filluar nga vitet ’80.

Ashtu siç pritej, tema e kodit të veshjes në tapetin e kuq lidhej me punën e këtij stilisti ikonik, i cili luante shumëYjet më të mëdhenj dolën në shkallët e famshme të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork për Met Gala 2023.

Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Ndërsa Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik, teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës.

Kim Kardashian me një fustan margaritar mahnitës, Gisele me stil dhe Rihanna shtatzënë u ngjitën në tapetin e kuq për natën më të madhe të modës. Ylli i realitetit zbuloi se ka punuar me drejtorin artistik të Schiaparelli, Daniel Roseberry për pamjen e saj kur foli për Vogue.com. “Doja që ajo të pikonte me perla,” tha ajo për pamjen e saj.

Gisele dhe Rihanna shtatzënë nderuan Lagerfeldin nga ana e tyre me pamjet e tyre të forta, për natën më të madhe të modës! Modelja e famshme mbërriti me një fustan elegant të bardhë që i shkonte në mënyrë të përkryer trupit të saj statuja, shoqëruar me një pallto statement me krahë.

 

 

 

18/10
M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit