Meta anuloi 30 Qershorin, Rama vijon fushatën: Parlamenti reagon kur Presidenti çmendet, e dimë ku fle lepuri

Pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, PS-ja vijon e vendosur fushatën. Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli, pasditen e sotme ishte në Divjakë ku deklaroi se akti i Presidentit është antikushtetues dhe se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor, ndërsa shtoi se kur 'kreu i shtetit çmendet, parlamenti reagon, Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë' duke nënkuptuar se nuk tërhiqet nga nisma për shkarkimin nga detyra.

Me vendimin për anulimin e zgjedhjeve, Rama tha se kuptoi se ku fle lepuri, sipas tij fronti opozitar, ku futi edhe Metën ka frikë nga drejtësia. "Janë në panik pas përshkallëzimit të reformës në drejtësi pas çeljes së negociatave. Do të kërkohet që drejtësia të bëjë drejtësi në radhë të parë ndaj atyre që pushtetin e kanë përdorur për padrejtësi dhe kjo u shfaq plotësisht në aktin e Ilir Metës. Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur planin dhe na ka lënë të kuptojmë se ku “fle lepuri”".

Ndër argumentet që Presidenti përdori në anulimin e datës së zgjedhjeve ishte se kishte informacion nga agjencitë ligjzbatuese për trazira, por kryeministri e ironizoi duke thënë se 'domethënë nga filxhani i Monikës, ku duket një 30 kokë poshtë. Këto janë agjencitë ligjzbatuese të Presidentit' tha ai. 

Pas Divjakës, Rama ka udhëtuar për në Lushnje ku do të ketë një tjetër takim elektoral për të prezantuar kandidatin, ndërsa një grup demokratësh kanë dalë në rrugë duke protestuar kundër tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Rama: E bëmë kryeministër, kryetar parlamenti dhe President, çfarë borxhi i kemi Metës?


Kryeministri Rama tha se Ilir Metës, socialistët i dhënë postet më të rëndësishme në drejtimin e vendit, ndërsa e akuzoi se tani fut shkopinj nën rrota. "Doli dhe bëri gjithë atë shfaqje për të ardhur keq.

Çfarë borxhi i kanë socialistët një njeriu që pa mbushur 50-vjeç është bërë kryeministër, kryetar parlamenti dhe President dhe prapë nuk e zë vendi pa futur shkopinj nën rrota, doli se ishte edhe gurë edhe dorë. Duan të iki një orë e më parë, por nuk ua plotësoj dot dëshirën".

Ora 20:05
Sot ditëlindja e PS-së dhe Bashës, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore

Sot është ditëlindja e PS-së, pasi kjo forcë politike feston 28-vjetorin, por edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, që feston 45-vjetorin. Nga Lushnja, kreu i qeverisë ka pasur një urim për kundërshtarin e tij politik.

"Sot është ditëlindja e PS-së...është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot" tha Rama.

Ora 19:10
Lëvizja e re e PD-së për aksionin/ Rama: Duan kaos, sa të jenë ata 4 nuk ka hajër...

Partia Demokratike vendosi që të formonte Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit, të cilat si qëllim të vërtetë kanë që të mos lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilat Rama thotë se do të realizohen edhe pse Meta i anuloi. Këtë lëvizje të radhës të PD-së Rama e komentoi nga Divjaka.

"Kjo aleanca  atyre u duhet për të mbrojtur veten nga drejtësia për të krijuar kaos dhe kushtet që të ulemi me ata që të themi aman mos vrisni veten se do të bëjmë bashkë, të rishikojmë gjërat, por njerëzit që u shkojnë pas...demokratët janë në drejtën e tyre. Sa të jenë këta të katër (Berisha, Meta, Kryeamdhi dhe Basha) nuk ka hajër PD-ja, se ajo tjetra për fat të keq...." tha Rama.

Ora 19:01
Meta i anuloi, Rama i vendosur: Zgjedhjet në 30 Qershor!

1560358900_1560358245Sequence0100211813Still018.jpg
Kryeministri Rama tha se e vërteta është ajo që tha Presidenti i KE-së dje se nëse nuk bëhen zgjedhjet në 30 qershor rrezikohet perspektiva europiane dhe jo ajo që thotë Meta se nëse bëhen zgjedhjet pa opozitën nuk hapet negociatat.

"Ju e dëgjuar nga goja e presidentit të komisionit në Bruksel, mos bërja e zgjedhjeve e dëmton rrugën europiane të Shqipërisë, jo ajo që thotë Meta. Që zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor, kjo nuk diskutohet. Që në 30 Qershor, ai plaku do ta mësojë që cfarë është mësuar të bëjë me socialistët është kohë e shkuar për t'u harruar. Pas 30 qershorit do të jemi në një Shqipëri tjetër" tha Rama.  

Ora 18:58
'Kam informacion për destabilitet'/ Rama-Metës: I pe te filxhani i Monikës

Ndër ndër argumentet që Presidenti përdori në anulimin e datës së zgjedhjeve ishte se kishte informacion nga agjencitë ligjzbatuese për trazira, por kryeministri e ironizoi. "Kam vendosur të bëj paqe dhe të mos flas për atë që e quaj kazan, ashtu ishte dhe do mbetet, cdo natë përpiqen të tmerrojnë njerëzit se do të ndodhë një '97 e dytë, por pse do të ndodhë? Ata që e shkaktuan 1997 sot janë kaq të dëshpëruar dhe i gënjen mendja se mund të tundin fantazmën dhe të tmerrojnë dynjanë.

Sa i takon shqetësimit të madhe të Metës do të përsërisja një këshillë që i dha Spiropali, (mamica) ku i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë? Bind Monikën që të mos hakërrehet dhe bind Saliun për Lulin. Janë katër veta, dy kryesorët, Ilir dhe Saliu, dhe ai tjetri dhe Monika fallxhorja me artistin dhe e gjitha kjo një llum në filxhanin e fallxhores.

Një përpjekje për të penduar Reformën në Drejtësi. Me celjen e negociatave fillon një faqe e re dhe dy kapitujt e parë janë 23 dhe 24 që janë për drejtësinë dhe kur i hap ato është si funksionon sistemi, sa nga këta kanë shkuar të japin përgjigje, sa janë ndëshkuar dhe kështu me radhë dhe procesi është i pandalshëm.

Përpiqen kot, janë kapur pas 30 qershorit për të krijuar një situatë kaosi. Po të ishte puna për ne, qeverinë e kemi, shumicën po, 75% të territorit i qeverisim. Po të ishte puna për ne, edhe ne thoshim në 2021 se nuk duam zgjedhje dhe rrinim aty, atëherë e shikonin këta të bëhem unë mbret. Kam informacion thotë Ilir nga agjencitë ligjzbatuese, dmth nga filxhani i Monikës, ku duket një 30 kokë poshtë. Këto janë agjencitë ligjzbatuese të Presidentit" tha ai.

Ora 18:47
Rama nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës: I papërgjegjshëm! Kur çmendet Presidenti, reagon parlamenti

Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga nisma për shkarkimin e Metës, pasi sipas tij shkeli Kushtetutën me vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

"Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe.

Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet" tha ai.

Ora 18:39
Anulimi i zgjedhjeve nga Meta, Rama: U zbardh plani, e kuptuam ku fle lepuri

Me vendimin për anulimin e zgjedhjeve, Rama tha se kuptoi se ku fle lepuri, sipas tij fronti opozitar, ku futi edhe Metën ka frikë nga drejtësia. "Do të kishim dëshiruar që këtë fushatë ta kishim garë me kundërshtarët tanë për të parë idetë dhe kandidatët më të mirë, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu, pasi kanë kapitulluar para se të fillojë ndeshja. Nuk përballen dot me ne në zgjedhje, kanë frikë nga gjykimi i njerëzve dhe të maten me ne duke bërë atë që politika duhet të bëjë dhe jo duke sharë dhe shpifur dhe kërcënuar.

Frika nga zgjedhjet dhe tmerri nga reforma në drejtësi dhe paniku ka bërë që të kthehen në një front kundër celjes së negociatave. Nesër do të flasim më shumë, por akti i fundit i Metës e ka zbardhur plotësisht planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Sigurisht që ne kemi bërë shumë por në asnjë mënyrë sa do të donim
" tha Rama.

Ora 18:34
28-vite PS, Rama: Refuzova ftesën në Tiranë, s'ka festë më të mirë se me Braçen

1560357313_1560357155EDIRAMA1.jpg
Gjatë takimit në Divjakë, Rama foli edhe për ditëlindjen e PS-së, 28-vjetorin duke treguar se përse nuk zgjodhi të ishte në Tiranë. "Sot në mëngjes më thanë që kishin organizuar një takim të madh në Tiranë për ditëlindjen e PS-së dhe më kërkuan që të isha aty, unë u thashë nuk ka vend më të mirë për të festuar sesa me Erjon Bracen në Divjakë.

Dhe natyrisht për shkak të Erionit që është një simbol i socialistëve dhe për shkak të një fakti tjetër shumë, që falë Erionit dhe Fredit dhe punës së bërë. Edhe për faktin se Erjoni nuk është tifoz jo vetëm i Juves, por edhe Partizanit duke krijuar një skuadër model.

Është kënaqësi të vish këtu për të kërkuar një mandat të ri për bashkinë dhe për të kërkuar edhe mbështetje më të madhe se katër vite më parë se flet puna" tha ai.

Ora 18:19
28-vjetori i PS-së, Braçe uron Nanon: S'e falim më Berishën, Bashën dhe Metën, s'ka Zot...

Takimin në Divjakë e hapi Erjon Braçe, deputet në këtë zonë duke uruar themeluesit për 28-vjetorin e themelimit.  "Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Do të doja t'u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe ti shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t'ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe cdo socialisti të ndershëm.

30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t'ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara.

Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë cdo kush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit." tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 12/06/2019 23:58

    Z. Braçe ju nuk shiteni???? Jam themelues i FRESH dhe qe femij ne PS. Kam urryer Berishen gjith jeten sepse mblodhi te gjith kriminelet e hajdutet e vagabontet e Shkodres dhe na bente presion neve te PS sepse o ishin pleq ne PS o shum te rinj si un. Por sot e them me gojen plot dhe me pergjegjsi qe Rama ka mbledhur ne Shkoder kadegorine me te urryer. Hajdute e mashtrues e pjestar bandash. Sot perdit e me shum them si i besuam?

    Përgjigju
  • Pavllo Loqja: 12/06/2019 23:13

    Lepuri fle tek ambasada ruse. Z. Rama

    Përgjigju
  • Robshi: 12/06/2019 20:56

    Po mire ato molotovet deri dje i interpretoje si dhunë ndaj institucioneve tani kur presidenti thotë trazira tani ty molotovet të duken bacardi cola... tu dha shansi dhe e dhjeve big time... do mbahesh mend si kryeministri rrenues i çdo pushteti dhe treguesi ekonomik...ke që kur ke ardhur në pushtet pa rritur rrogat

    Përgjigju
  • Altini: 12/06/2019 19:57

    Keta per hir te egos te tyre do I vejne zjarr Shqiperise. Atje ku ti kene plehrat..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit