Meta: Anulova zgjedhjet me një kandidat! Kushtetuta nuk ma ndalon (VIDEO)

Presidenti IlIR Meta deklaroi se anulimi i datës 30 qershor nuk i conte askujt të drejtën për të zgjedhur.  Ai tha se OSBE/ ODHIR nuk përcakton zgjedhje me një kandidat.

Ulsi Manja- Duke dëgjuar dëshminë tuaj në komision por edhe përgjigjet që i dhatë kolegëve kam dhe unë disa pyetje. Në fillim fola duke thënë se kushtetuta ka përgjigje për të gjitha shqetësimet që mund të lindin në një republikë parlamentare si e jona? Ky ka qenë vullneti dhe marrëveshja shoqërore. Ju kopetencën tuaj për caktimin e datës së zgjedhjeve e konsideroni një të drejtë tuajën për të vendosur për sovranitetin e popullit apo detyrim tuajin?

1568022534_manja77.jpg

Ilir Meta- Për të garantuar të drejtën e zgjedhjes unë mora këtë akt me dëshirën për të caktuar sa më shpejt një datë tjetër

Ulsi Manja -Ju i referuat disa herë gjykatës së Strasburgut dhe rastit të Bullgarisë. Unë kam një pyetje, a mendoni se abstunaut nga roli juaj si president i Republikës

Ilir Meta- Unë nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes. Kam shfuqziuar 30 qershorin me qëllimin për të caktuar një datë të re për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Autoriteti i zgjedhjeve vendore anuloi dhe delegacionin pasi zgjedhjet ishin me një kandidat. Zgjedhjet me një kandidat nuk janë të fshehta. Gjyakata Ndërkombëtare e ka bërë shumë të qartë se çdo të thotë zgjedhje dhe votime. Përveç të drejtës dhe problemeve të sigurisë, është fakti se Shqipëria ka një moment historik. Vitin tjetër do kryesojë OSBE dhe kjo kërkon standardin e zgjedhjeve.

Ulsi Manja -Kur ju nxorët dekretin mbi të cilën anuluat 30 qershorin iu drejtuat Kuvendit me një letër të gjatë. Nuk caktuat datë të re zgjedhjes ku mes tyre thonit se duke marrë përgjegjësinë kushtetuese, si kreu i shtetit i shërbej paqes dhe unitetit kombëtar. A mendoni se tejkalimi i afateve të përcaktuara në kushtetutë është mbrojtjta e duhur që i bëhet parimit të saj?

Nuk ka afat në kushtetutë për këtë cështje. Në kodin zgjedhor ku kemi afat kemi njëkohësisht edhe një konstatim të raportit të OSBE/ODIHR që kodi nuk parashikon zgjedhje pa kundërshtarë. Parimet kushtetuese prevalojnë mbi gjithcka tjetër. Nuk caktova datë arbitrare, isha në kushtet e emergjencës për të bërë publik vendimin para manifesimit të opozitës për të krijuar situatë reflektuese për të dyja palët dhe kam nisur menjëherë diskutimet me forcat politike që shprehën vullnetin që të caktonim një datë. Sa i takon 13 tetorit, e kam bërë të qartë, në mënyrë që të garantohet gjithëpërfshirja që askush të mos justifikohej për të cënuar zgjedhje të tilla.

Ulsi Manja: Kur ju firmosët dekretin për 13 tetorin, kemi një reflektim tuajin apo kjo zgjidhje që ju propozuat përbën një standard të ri kushtetues me bazë vlerësimin e situatës mes palëve politike? E konsideroni standard të ri sjelljen tuaj karshi zgjedhjeve vendore?

Ilir Meta: Sjellja ime është tërësisht në standardet kushtetuese që janë sjellë të gjithë presidentët e Shqipërisë në situata relativisht të ngjashme Caktimi i datës 13 tetor ka ardhur pasi janë konsumuar të gjitha mundësitë për një datë tjetër. E bëra në mbrojtjes të së drejtës të zgjedhjeve.

Ulsi Manja: Gjatë fjalës suaj ju referuat situatës së rëndë të rendit, që ju çuan në firmosjen e anulimit të 30 qershorit, dhe ju referuar protestës së 8 qershorit, dhe thatë se kishit informacione të besueshme se do digjej kuvendi, dhe në fakt unë nuk e di sa të besueshme kanë qenë këto informacione përsakohë përmbajtja e atij informacioni nuk jemi njohur dhe ndoshta është sekret shtetëror. Por sërish kushtetuta ka zgjidhje duke përcaktuar se kur mund të anulohen zgjedhjet vendore dhe ato politike dhe i referohet masave të jashtëzakonshme. Ju si kryetar i këshillit të sigurisë, i konsideronit informacione të besueshme se mund të kishte destabilizim dhe të shkohej deri në përplasje civile, a tentuat që t'i ulni palët politike përpara se të ndërmerrnit firmosjen e dekretit?

Ilir Meta: Ky informacion i një institucioni të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, dhe në rast se ju i keni certifikatat e sigurisë mund të njiheni, nga ana ime është vlerësuar si kritike, sepse përputhej me shumë informacione publike dhe jo publike për atë se çfarë mund të ndodhte më 8 qershor tek Kuvendi, dhe ekipi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare që ka informacione të tjera gjykoi që situata ishte emergjente. Unë në datë 7 kam qenë në Gjermani dhe jam kthyer në datë 8, pasdite, pak para se të fillonte mitingu i opozitës. Në rast se do kisha qenë më i përgatitur dekretin do e kisha nxjerrë që atë ditë. Por studiova më shumë, dhe vendosëm për të bërë publik si njoftim përpara në fillim të protestës me dëshirën për të qetësuar, parandaluar cdo përshkallëzim të situatës, dhe në mënyrë të veçantë për të shmangur një drejtim të protestuesve drejt Kuvendit. Ku ka qenë një paralajmërim imi për zotin Basha sapo ka nisur mitingu, dhe kur janë shfaqur para kuvendit disa qytetarë, kam telefonuar me disa përfaqësues të opozitës që të ndikonin për tu shmangur nga kuvendi dhe kam bërë thirrje publike që qytetarët të shpërndaheshin. Mesazhi ka qenë i qartë për zotin Basha dhe gjithë të tjerët se nëse do të ndodhte diçka përgjegjësia do të ishte e tyre. Më duket jo me shumë kuptim që të përsëris përpjekjet e mia me opozitën e mazhorancën deri më 8 qershor, dhe më pas, derisa u detyrova të çoj ftesë me shkrim për kryeministrin që e bëri publike ai vetë duke përjashtuar mundësinë për çdo lloj takimi.

Ulsi Manja: Zoti President në funksion të subjektit të hetimit, jeni i lutur të depozitoni në komision çdo provë shkresore që e çmoni të nevojshme se i shërben hetimit duke pasur detyrimin ne si komision për të zbatuar rregullat e informacionit sekret shtetëror. Deputetët janë të pajisur me certifikatë sigurie, por ju keni të drejtën të kërkoni edhe prova të tjera, edhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë brenda një afati. Kjo është në vlerësimin tuaj. Më mbetet veçse t'ju falenderoj për prezencën por edhe korrektesën për përgjigjet që dhatë për kolegët, mbetem i hapur për të bashkëpunuar deri në fund për këtë komision hetimor.

Ilir Meta: Unë ju falenderoj përzemërsisht që më dhatë mundësinë të rikthehem në këtë institucion kaq të dashur dhe të shtrenjtë për mua, ju uroj suksese në punët tuaja. Lidhur me këtë çështje nuk kam nevojë për dëshmitarë se veprimet e mia kanë qenë publike dhe i dinë gjithë shqiptarët. Nëse do duhen dokumente, institucioni i presidentit është i hapur, dhe do të ftoja zotin Fino për të ardhur sa më shpejt për të ardhur në Presidencë për të pirë një kafe me presidentin, se jo vetëm nuk ka qenë personale, por ai mbetet i preferuar.


Lajmi kryesor:

Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen