Politika uron Bajramin! Meta: Dialog! Ruçi: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet

Politika uron Bajramin! Meta: Dialog! Ruçi: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet

Në ditën e festës së Kurban Bajramit ka uruar edhe politika. Presidenti Meta përmes mesazhit që ka përcjellë, referuar krizës politike kërkon dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Kurban Bajrami, Erion Veliaj: Të fokusohemi te gjërat që na bashkojnë, jo te përçarja

1565525808_Veliaj.jpg
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas postimit në rrjetet sociale i përcolli urimet e tij kreut të Komunitetit Mysliman dhe më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve. Veliaj theksoi se apeli i kësaj dite është për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet me njëri-tjetrin, duke lënë pas urrejtjen dhe përçarjen.

“Sot është momenti për të kuptuar thelbin e kësaj feste, për të sakrifikuar egot tona, lakminë dhe babëzinë, mërinë, urrejtjen, inatet që kemi me njëri-tjetrin. Sikur të duam më shumë dhe të urrejmë më pak, sikur të bashkëpunojmë më shumë dhe të përçahemi më pak, sikur të merremi më shumë me punë dhe të merremi më pak me llafe, janë sakrifica të cilat mund t’i bëjmë në kohët moderne. Fryma dhe solidariteti i kësaj feste na bën këtë apel më të fortë”, tha ai

Veliaj kërkoi nga qytetarët që në këtë ditë të veçantë të ndihmojnë njerëzit më në nevojë, ndërsa nënvizoi se të gjitha qendrat sociale po shërbejnë drekë për të pamundurit. “Këtë frymë të mirë që kemi nisur në Tiranë këto 4 vite, duhet ta vazhdojmë përditë, për t’u bërë jo vetëm qyteti më i mirë si urbanistikë, si infrastrukturë me stilin e jetesës, por edhe qyteti më i mirë me zemër, me solidaritet dhe me dashuri”, u shpreh ai. Më pas, ai vizitoi edhe selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi festën kreut të besimtarëve bektashinj në vendin tonë, Baba Edmond Brahimaj.

Ora 13:57
Berisha uron Kurban Bajramin: Lutje Krijuesit të na i pranojë të gjitha përpjekjet tona


Urimeve të shumta për besimtarët myslimanë në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit iu është bashkuar edhe ish-kryeministri Berisha.

Berisha me anë të një urimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët myslimanë duke thënë se në këtë ditë të shenjtë besimtarët nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj të Gjithëfuqishmit, familjes, kombit dhe vendit të tyre.

Gezuar Kurban Bajramin! Te dashur miq, sot besimtaret musliman shqiptar festojne Kurban Bajramin. Kete dite te shenjte ata nderojne dhe vleresojne sakrificen, perkushtimin dhe dashurine ndaj te Gjithfuqishmit, familjes, kombit dhe vendit te tyre. Me lutjen time ndaj Krijuesit qe te gjitha sakrificat dhe perpjekjet tona te na i pranoje dhe ktheje ne te mira, nga zemra uroj qe Kurban Bajrami i ardhshem me mire ta festojme. Gezuar!! Sb”, shkruan Berisha.

Ora 12:09
Balla citon Profetin Muhamed në urimin për besimtarët myslimanë: Shkëlqeni në të vërtetën


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një urim për besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Balla në urimin e tij ka zgjedhur që të citojë fjalët e Profetit Muhamed ku u bënte thirrje njerëzve që të shkëlqenin në virtyte dhe në të vërtetën.

“Profeti Muhamed thotë: “Përpiquni gjithmonë që të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën.” GëZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan Balla.

Ora 11:41
Ambasada e SHBA uron Bajramin: Reflektim për paqe dhe begati


Ambasada e SHBA-së ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërsa bën thirrje për reflektim. "Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata" shkruan ambasada e SHBA.

Ora 10:33
Kryemadhi politizon Bajramin:Reflektim! Të fitojmë kohën e humbur,ja cila është zgjidhja


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar Kurban Bajramin, ndërsa ashtu si bashkëshorti nuk ka shmangur mesazhet politike.

"Gëzuar Kurban Bajramin! Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare! Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar! Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi.

Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste! Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri!

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë! Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!" shkruan Kryemadhi.

Ora 10:27
Veliaj uron Kurban Bajramin: Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj apelon për më shumë bashkim, dashuri e punë të mira dhe sa më pak urrejtje e përçarje.

Gëzuar Bajramin! Të duhemi më shumë, urrehemi më pak! Të punojmë më shumë, të flasim më pak! Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak! Kjo është fryma! Le të përkushtohemi të gjithë! Gëzuar!”, shkruan Veliaj.

Ora 09:27
Ruçi thirrje politikës: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet


Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një mesazh urimi e reflektimi besimtarëve myslimanë shqiptarë, brenda e jashtë vendit. “Dita e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar, që sjell dritë, buzëqeshje e shpresë në sytë e çdo besimtari. Prej kohësh, kjo festë i ka kapërcyer kufijtë e  Islamit, madje edhe kufijtë e besimeve fetare, dhe ka bujtur në çdo vatër shqiptare, si një kujtesë e vlerave të  përbashkëta me njeri-tjetrin, fqinjët dhe popujt e tjerë dhe tregues i rrënjëve të përbashkëta të besimeve fetare në botën e sotme.

Myslimanët shqiptarë, ashtu si dy miliard besimtarët myslimanë të globit, e përjetojnë Kurban Bajramin si një festival sakrificash dhe shprese për arritjen e lumturisë. Kjo ditë është një shfaqje e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, dashurisë për të tjerët, nevojtarët, të pamundurit dhe të varfrit. Është detyra jonë të kontribuojmë që këto vlera të besimtarëve të përshkojnë gjithë shoqërinë dhe t’i jetërsojmë ato në politikat tona për zhvillimin social e njerëzor, në shërbimet sociale e shëndetësore.

Modernizimi i shërbimeve dhe i jetës  publike e private mund e duhet të harmonizohet më mirë e më natyrshëm me humanizmin, bujarinë, filantropinë dhe përkushtimin e  besimeve dhe besimtarëve ndaj të mirës komunitare e publike. Le të mësojmë të gjithë nga toleranca e myslimanëve shqiptarë, të cilët po rrëzojnë mitet e gabuara mbi Islamin dhe po afirmojnë vlerat e tyre properëndimore, proeuropiane e prodemokratike.

Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit  mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet,  ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptohemi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërimit, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë.

Toleranca fetare e myslimanëve dhe gjithë besimtarëve shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpunimin midis individëve, forcave politike dhe institucioneve në të mirë të Shqipërisë. Besimi në librat e shenjtë të na shërbejë për të konsoliduar besimin te Kushtetuta, ligjet e parimet tona demokratike, në shërbim të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Myslimanët shqiptarë meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithë shoqërisë për urtësinë dhe nderimin ndaj besimtarëve e besimeve të tjera dhe përulësinë e dedikimin e tyre ndaj shqiptarisë. Le ta dëshmojmë nderimin tonë për këtë ditë të shenjtë, duke ushqyer bashkimin mbi ndarjen, shpresën  ndaj humbjes së besimit, gëzimin ndaj dëshpërimit, bujarinë mbi makutërinë, sakrificën ndaj egoizmit dhe, mbi të gjitha, madhështinë  e Shqipërisë ndaj vogëlsisë së interesave partikulariste të ditës”, shkruan në mesazhin Gramoz Ruçi.

Ora 09:24
Basha uron Bajramin: Zoti ju faltë mirësi dhe e bekoftë Shqipërinë


Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. "Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!" shkruan Basha.

Ora 09:21
Rama uron Bajramin me fotot e xhamisë në Gjirokastër: E nxorëm në dritë! Gëzuar


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit me fotot e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër që është rikonstruktuar.

"Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, gëzuar Kurban Bajramin" shkruan Rama.

Ora 08:24
Meta mesazh politikës: Lërini interesat personale, dialog për të mirën e kombit, do t'ia dalim

1565272178_metaa.jpg
Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërsa i ka dërguar një tjetër mesazh politikës që të ngrihet mbi interesat personale dhe të ulet në dialog për të mirën e kombit dhe shoqërisë.

"Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!

Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t'u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.

Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t'ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen! Nga mot Gëzuar Kurban Bajramin!" shkruan Meta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/08/2019 17:02

    Qelbesira funderrina! Po Shqiperia supozohet se eshte shtet laik ku politikanet nuk permendin urime fetare po as ti bejne keq fesë.. Ç farë I keni bërë kushtetutes ore qelbësira?

    Përgjigju
  • Murgu: 11/08/2019 11:39

    Dhe murgeshe te vishesh si shpeton dot drejtesise Mona ti dhe "Veziri"jot.

    Përgjigju
  • Populli: 11/08/2019 08:49

    Po keto kthime ligjesh te mazhorances qe ti po i bon nuk jane politike o bir kurve?.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump