TIRANE- Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Prokurori i Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla kanë zhvilluar një bashkëbisedim informal dje në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Drejtuesit e dy institucioneve të rëndësishme kishin shkuar dje në Kryegjyshatë për të uruar festën e Sulltan Novruzit.
Ky takim ndodh pak ditë pasi PD ka ndryshuar kursin e akuzave duke vënë në epiqendër kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Që pas mbarimit të fushatës elektorale, Partia Demokratike kishte mbajtur një qëndrim të butë ndaj LSI-së, ndërsa prej ditësh ajo ka lëshuar një lumë akuzash.
Në një deklaratë për shtyp të premten e 21 marsit, deputeti i PD-së Arben Ristani akuzoi Metën si përgjegjës dhe iniciator dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH.
“Meta është fajtor po ashtu sa Rama për të larguarit nga puna, refuzimin e statusit kandidat, si edhe për shkeljen e etikës në Kuvend. “Pas toneve dhe thirrjeve kinse të moderuara fshihet Ilir Meta i vërtetë, iniciator dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH. Përtej fjalëve të dala boje fshihet Ilir Meta i vërtetë, i cili ka interesat e tij klienteliste për kapjen e institucioneve dhe forcimin e pushtetit të tij personal.”- tha Ristani
Ndërkohë Meta në një konferencë për shtyp po më 21 mars u shpreh: "Opozitës nuk i intereson të vlerësojë marrëdhëniet shumë të mira që ne kemi me institucionin e Kontrollit të Lartët të Shtetit, drejtues i të cilës sikurse dhe ju vetë e dini, ka qenë një drejtues i Partisë Demokratike. Por i cili ndryshe nga ish-kryeinspektorja për herë të parë kërkoi vetë që Parlamenti në bazë të ligjit të bënte auditimin e vetë këtij institucioni, që është institucioni suprem i auditit në Shqipëri. Ju e dini që marrëdhëniet janë tepër bashkëpunuese dhe parlamenti po e mbështet, duke diskutuar dhe më pas duke miratuar një ligj të ri që do ta forcojë më tej rolin e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit. Ashtu sikurse opozitës nuk i intereson të përmendi marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunuese me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, me Prokurorin e Përgjithshëm e shumë e shumë raste të tjera.”

(Ne foto: Ilir Meta dhe Adriatik Llalla ne Kryegjyshaten Boterore)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com