Meta bën opozitën: Borxhi publik në majë, por prosperiteti përtokë! Kjo ndodh vetëm te ne

Pas konferencës së një dite më parë, ku ngriti shqetësimin e rritjes së borxhit publik dhe akuzoi qeverinë se po fsheh vlerën reale të këtij borxhi, presidenti Ilir Meta, ndryshe nga fundjavat e tjera që i nis buzë liqenit, ka zgjedhur të hedhë të tjera akuza për mungesën e prosperitetit në vend.

Duke qëndruar larg rolit të tij të unitetit kombëtar,  Meta duket se ka vendosur të bëjë oponencën kundër qeverisë edhe më të fortë se vetë opozita. Sipas Metës, qeveria shqiptare është e vetmja në botë që futet në borxhe të mëdha për të rritur prosperitetin por ndodh krejt e kundërta.

Duke publikuar Indeksit të Prosperitetit, të përgatitur nga Legatum Institute, Meta thotë se Shqipëria ka rënë me 3 shkallë në treguesin e prosperitetit në Europë, ku fuqia punëtore dhe qëndrueshmëri fiskale janë më të ulëtat në kontinent.

"Futesh në borxh për t'u përmirësuar dhe jo për t'u përkeqësuar! Në të kundërt ndodh me vendin tonë. Sipas Indeksit të Prosperitetit, të përgatitur nga Legatum Institute, institucion i pavarur prestigjoz i përpunimit të statistikave që vijnë nga burime të besueshme, rezulton se vetëm brenda dy viteve të fundit Shqipëria ka përkeqësuar me tre shkallë treguesin e prosperitetit, duke rënë në vendin e 69-të për vitin 2021, nga vendi i 66-të, që ndodhej në 2019. Në terma konkretë, qëndrueshmëria fiskale, dinamizmi ekonomik, fuqia punëtore janë ndër më të ulëtat në Europë.

Në pikiatë rezultojnë cilësia e qeverisjes, e ekonomisë, zbatimi i ligjeve, respektimi i të drejtave të pronësisë, zbatimi i kontratave dhe detyrimeve.  Cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë ka rënë në tërësi dhe pothuajse jemi ndër të fundit në botë për besimin ndaj institucioneve. Gjendja është e rëndë dhe përkeqësimi nuk ndalet! Reflektimi i menjëhershëm, efektiv dhe i përgjegjshëm është domosdoshmëri", shkruan Meta.

Instituti Legatum është një institut me bazë në Londër me një vizion për të krijuar një lëvizje globale njerëzish të përkushtuar për të krijuar shtigje nga varfëria në prosperitet dhe transformimin e shoqërisë. Ky institut që ka qenë pro-Brexit, lëvizje që ngjalli shumë pakënaqësi mes britanikëve dhe njëfarë pendese për ndërmarrjen e kësaj hapi.

Një ditë më parë Ilir Meta iu dedikua krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.  

1643452704_page.jpg

Postimi i Ilir Metes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 29/01/2022 11:48

    E vetmja ceshtje ketu eshte: Kur do shporret ky katunari hajdut dhe t’i vihen prangat per zullumet qe ka bere?!

    Përgjigju
  • fret: 29/01/2022 11:44

    esht e drejt e presidentit te flasi per borxhin publik , vet ed rama sdi sa lek borxh ka mar

    Përgjigju
    • Kistra: 29/01/2022 12:17

      Nuk ka hallin e borxhit publik ky, por te borxheve qe vet i ka vendit! Ky eshte makthi i tij!

  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Këshillë opozitës për zgjedhjen e Presidentit? Meta: Nuk kam asnjë, ata kanë bërë krime që bëhen 1 herë në 100 vite