Meta: Berisha ka përqëndruar
pushtetet në duar, problem

Meta: Berisha ka përqëndruar <br />pushtetet në duar, problem
TIRANE-  Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim  Ilir Meta thotë se Partia Demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha, me të cilin ishte në koalicion qeverisës për 4 vite, ka përqëndruar pushtetet në duart e saj dhe ky është një problem.

Nga Lezha, ku ndodhej për të prezantuar si kandidate për deputete bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi shprehu keqardhje ndaj liderit të PD-së i cili ka degraduar gjuhën politike.

“Rezultoi se perqendrimi pushtetit dhe shumicës institucioneve nga një force poltike ishte kthyer në një problem shqetësues, gjithashtu degradimi i gjuhës politik nga përfaqësuesit më të lartë të PD, pas 23 qershorit ne do bejme cmos që shqiptarët të mos ndihen kaq të përçarë dhe armiqësor ndaj njëri tjetrit"- tha Meta.

Meta u shpreh i bindur se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit e majta do të ketë një fitore plebishitare.

“ Shqipëria nuk mundet të jetë e ndarë, më 24 qershor do të ketë marrje përgjegjësie dhe bashkëpunimi me institucionet pas fitores plebishitare.”

Meta foli dhe për manipulimin e deklaratës së zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Jonathan Moore nga kompania lotuese “Podesta”

“Jo vetëm që ndodhi një dhunim i hapur i Kushtetutës dhe i kodit në parlament, në kundërshtim edhe me opinionin e komunitetit ndërkombëtar por, sikurse mund ta keni ndjekur këto ditë, kompania lobuese e qeverisë, për të cilën paguhen qindra-mijëra dhe miliona dollarë, e cila paguhet me taksat e të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht anëtarëve të PD-së, arriti të censurojë dhe të manipulojë edhe deklaratën e Drejtorit të Departamentit të Shtetit, i cili kritikonte këtë akt që kishte ndodhur me KQZ-në. Është një gabim i madh për lidershipin e Partisë Demokratike që mendon se në mënyra dhe forma të tilla do të mundet të rehabilitojë një veprim të dhunshëm, i cili u jep një përgjegjësi të jashtëzakonshme, jo për rezultatin e zgjedhjeve se rezultati është i vendosur që sot dhe ai është një rezultat spektakolar në favor të opozitës së bashkuar, por për standardin e zgjedhjeve se standardi do të ngelet aty”, tha z. Meta.

Duke u ndalur tek deklarata e Berishës dje se Rama kërkon të shtyjë zgjedhjet, Meta u përgjigj se nuk duam të bojkotojmë apo të shtyjmë zgjedhjet, duam t’i afrojmë.

"Opozita jo vetëm që nuk ka ndërmend që t’i bojkotojë zgjedhjet, këtë gjë ta harrojë i pari Berisha dhe gjithë të tjerët, jo vetëm që nuk kërkon t’i shtyjë zgjedhjet, përkundrazi opozita kërkon t’i afrojë zgjedhjet sepse duke qenë e bindur jo vetëm në fitoren e saj por edhe duke qenë e bindur se ky degradim i cili po ndodh në progresion gjeometrit çdo ditë dhe çdo orë në ditët dhe në orët e fundit i qeverisjes aktuale duhet të marrë fund një orë e më parë në mënyrë që vendi ta ndahet me sa më pak kosto dhe dëme nga një mazhorancë që ka humbur kontrollin, ka humbur vetëpërmbajtjen, kam humbur qytetarinë dhe nuk mund t’i ofrojë vendit në asnjë mënyrë një perspektivë evropiane sepse në themel të një perspektive evropiane qëndron bashkëpunimi."- tha Meta i cili theksoi së se koalicioni i së majtës nuk është bërë për të larguar Partinë Femokratike nga pushteti, por për ti hapur rrugë një perspektive të re.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë