Kryetari i LSI-së shprehu keqardhje ndaj qëndrimit të Berishës i cili është fajtor pse Holanda ishte kundër dhënies së statusit për Shqipërinë. Meta tha se Holanda refuzoi statusin pasi Partia e Lirisë ishte kundër Shqipërisë, si vend islamik në Europë, duke i kujtuar Berishës se ishte ai që firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e shteteve Islamik. Gjithashtu i kujtoi se një nga anëtarët e kabinetit të tij qeveritar e shpalli non grata ambasadorin e Holandës, Van den Dool.
"Për 3 vite ne dëgjuam fjalime pafund ndaj albanofobëve që pengonin statusin kandidat, dhe kemi pak ditë që po dëgjojmë fjalime kundër eurofobëve të Tiranës, përfshi edhe mua këtu. Është për të ardhur keq, që me eksperiencën e tij në politikë mund të ishte shumë më i përmbajtur dhe koherent. Ne kemi qenë koherent kur ishin në aleancë bashkë, jemi edhe sot që jemi në qeveri. Jemi bashkëpunues me opozitës. Të ketë përgjegësi për integrimin europian të vendit ta ndajmë se bashku. Deri një ditë përpara se Partia e Lirisë, në një vend të nderuar si Holanda, e cila është jo vetëm forca më e madhe opozita, ku disa anëtarë të saj përdorin një retorike kundër vendeve si Shqipëria, duke i akuzuar si vende islamike, qenë nuk i duhen Europës. Thonë pse i duhet Europës një vend i pranishëm në alenacën Islamike, dhe është firmosur nga Berisha. Tha se Holandën e bëri skeptike, Edi Rama, Meta, ndërkohë që harron se ambasadorin e këtij vendi e shpalli non grata ministri i tij.”- tha Meta.
META: DO VIJOJME REFORMAT PER INTEGRIMIN
Kreu i LSI, the se qeveria Rama-Meta do të vijojë reformat në kuadër të integrimit europian.
“Ne do të vazhdojmë reformat në rrugën drejt integrimit, sepse ne në radhë të parë ato i bëjmë për qytetarët shqiptarë. Kjo është një çështje e padiskutueshme. E ftoj pëersodnalisht zotin berisha të vijë me mua në holandë, dhe t’i sqarojmë këto anëtare se Shqipëria verëtet është anëtare e kësaj organizate islamike, sic është edhe pjesë e organizatave frankofone, dhe ajo është pjesë e Europës. Në kemi vlerën e tolerancës shqiptare, dhe kjo vlerë e bën vendin tonë faktor për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Meta.
META: TRASHEGUAM NJE EKONOMI TE RENDUAR, BERISHA KUNDERSHON FMN
Më tej, kreu i LSI i është referuar qendrimit të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tryezës së bisedimeve të Partisë Demokratike me përfaqësues të biznesit fason. Meta tha se Berisha mban qendrim kundër FMN, duke mos marrë parasysh situatën ekonomike e financiare në të cilën ndodhet vendi. Sipas kreut të LSI, ekonomia që trashëgoi qeveria Rama-Meta është mjaft e rënduar.
“Berisha është edhe koherent, jo vetëm inkoherent. Berisha në takim me biznesin pati një koherencë të shkëlqyer kundër FMN. Në këtë rast jemi koherent të dy palët, edhe ai edhe ne. Qendrimi im dhe i LSI prej disa vitesh ka qenë i ndryshëm në vlerësimin e situatës ekonomike në vend, dhe politikave që duhen ndjekur. Kemi kërkuar stabilizimin e financave të vendit në bashkëpunim me FMN. Berisha ka qenë koherent dhe paragjykues ndaj qendrimit të FMN. Ne po shkojmë drejt diskutimit dhe miratimit të këtij pr/buxheti, i cili nuk është buxheti që të gjithë do donim të bënim sipas dëshirave, kërkesave, premtimeve dhe nevojave të qytetarëve shqiptare, por është alternativa më realiste, për situatën ku e katandisi vendin qeveria Berisha. Nuk u rrit deficiti në këto 3 muaj. Qeveria e re në këto 3 muaj ka marrë përsipër të legalizojë borxhet e panjohura nga qeveria e mëparshme, që njohën dëmtimin e shumë bizneseve, dhe shtimin e kredive të këqija.
Kjo paketë synon ristrukturimin e ekonomisë, përmirësimin e situatës, dhe më pas reduktimin e borxhit dhe deficitit në bashkëpunim me FMN. Për të kuptuar se ku duhet të shkojmë, duhet të shohim nga jemi nisur. Afrohen 420 milionë dollarë më shumë se një vit më parë”, tha Meta.
META: PAKETA PAS KONSULTIMIT ME FMN DHE BB, DO PERMIRESOJE SITUATEN EKONOMIKE
Duke u ndalur tek projektbuxheti për vitin 2014 dhe paketa fiskale, Meta tha se mazhoranca është konsultuar edhe më Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Rritja e tatim-fitimit për bizneset e mëdha sipas Metës “është një e keqe e domosdoshme”, por theksoi se atyre do t’u paguhen detyrimet e prapambetura.
“Ky projekt buxhet dhe paketa e re fiskale është produkt i një konsultimi edhe me FMN dhe BB. Vlerësoj të një rëndësie të veçantë këtë debat dhe do inkurajoja debate edhe me konstruktive. Në thelb po propozohet një paketë fiskale sociale. Kjo paketë në thelb kërkon solidaritet, saktrificë. Edhe vetë biznesi nuk mund të rrijë indiferent, por të jetë një faktor primar. Nuk jam i lumtur të pranoj se rritja e tatim fitimit për biznesin e madh është një e keqe e dosmosdoshme. Një e keqe e tillë nuk duhet të ndodhte në kushte të tjera, por situata ku ndodhemi është e vështirë. Por atyre do t’u paguhen detyrimet e prapambetura. Pavarësisht se Shqipëria përdor nivelin 10% të tatimit, indikatori i pagesës së taksave është i ulët. Klima e biznesit nga viti në vit erdhi duke u përkeqësuar.
Kam besim se do të luftohet qe në bazë informaliteti. Do të thellohet baza e tatimpaguesve. Nëse biznesit i ofrohet reduktim i burokracive, kam bindjen se 15% i tatimit të ardhshëm, do jetë me i vogël se 10% që de jure ka paguar deri më sot.
Në fund të fjalës së tij, Meta tha se janë të mirëpritura propozimet në kuadër të përmirësimit dhe plotësimit të kësaj paketë, e cila do të diskUTohet të hënën në Kuvendin e Shqipërisë.
RAMA BEN BILANCIN TE DIELEN
Ndërkohë që më 22 dhjetor kryeministri, Edi Rama bashkë me ministrat e tij do të paraqesin punën e tyre në 100 ditët e para të qeverisjes. Gjatë prezantimit të punës, nuk do të mungojnë panelet, personazhet, si dhe bilanci i qeversjes në më shumë se 3 muaj.
A1 Report ka mundur të zbardhë një pjesë të axhendës të këtij aktiviteti, i cili nis të dielën paradite dhe pritet të zgjasë rreth 4 orë.
Gjatë prezantimit do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit “Rama”, të cilët do të prezantojnë punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve që kanë qenë në detyrë.
Për këtë arsye, do të prezantohet me minidokumentar me historinë e qeverisë, nga dita e parë në atë të 100, me personazhe nga dikasteret e rëndësishme të Këshillit të Ministrave.
Katër panelet që do të jenë për këtë qëllim, do të drejtohen nga zv.kryeminsitri Niko Peleshi. Në fokus të qeverisë gjatë 100 ditëve janë, përmirësimi i komunikimit me publikun, lufta ndaj korrupsionit, promovimi i Shqipërisë në botë si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Gjithashtu do të ketë edhe një koncert, nga një kor i fëmijëve të Liceut Artistik të Tiranës. Prezantimi i punës së 100 ditëve të para të qeverisë do të nisë në orën 10:30 dhe do të vazhdojë për 4 orë.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)