Këshilli Ndërfetar kërkon rritjen e moshës së birësimit nga 21 në 35 vjeç: Propozimet tona vlejnë vetëm nëse s’ndryshohet koncepti i martesës mes burrit dhe gruas

Këshilli Ndërfetar kërkon rritjen e moshës së birësimit nga 21 në 35 vjeç: Propozimet tona vlejnë vetëm nëse s’ndryshohet koncepti i martesës mes burrit dhe gruas

Këshilli Ndërfetar ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh disa kërkesa të tyre në lidhje me projektligjin “ ‘Kodin e Familjes’ i ndryshuar”. Në atë që kërkon Këshilli Ndërfetar lidhet me rritjen e moshës së birësimit dhe insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, pra mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur 18 vjeç.

Në propozimin lidhur me birësimin, Këshilli Ndërfetar propozon të ndryshohen dy nene të Kodit të familjes ai 241 dhe 242.

Në nenin 241 ku thuhet se “Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar”,  në propozimin e Këshillit Ndërfetar thuhet se kjo moshë duhet të bëhet 35 vjeç dhe në raste të rralla deri në 30 vjeç.

Për këtë propozim Këshilli Ndërfetar mbështetet në Kodin Civil Italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35  vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç dhe se në çdo rast birësuesi të jetë të paktën 18 vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë.

Ndërsa në nenin 242 ku thuhet “I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë. Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit”, dhe për Këshillin Ndërfetar ajo të bëhet “I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.”

Megjithatë në propozimet e tyre theksohet se janë të vlefshme për aq kohë sa nuk preket koncepti i martesës dhe bashkëjetesës mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Për Këshillin Ndërfetar këto propozim vijnë si domosdoshmëri për përgjegjësinë, që do të marrë birësuesi dhe cilësitë (shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi etj.), që duhet të mbart për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë përbëhet nga 5 Komunitetet zyrtare Fetare në Shqipëri,  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.

Për ndryshimet në Kodin e Familjes ka një ndjeshmëri të lartë publike. Ditët e fundit ka sjellë reagime të forta vendosja e termave ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në një pyetësor, në vend të termave ‘mamaja’ dhe ‘babai’. Formulari është vënë në duart e prindërve të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike e private në Tiranë. Bashkia e Tiranës, përmes një reagimi zyrtar, tha se i vetmi formulat që ky institucion u ka dhënë prindërve është ai i momentit të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe apo kopshte. Formulari i mohua edhe nga Ministria e Arsimit, e cila u shpreh për Report Tv, se as në shtet as në privat nuk ka një formular të tillë që të jetë bërë nga drejtoritë arsimore, duke shtuar se rasti po verifikohet.

Shkresa per Komisionin e ligjeve - per kodin e familjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit